Partizani dhe Teuta triumfojnë bindshëm
"Djemtë e detit" thyejnë me 55 pikë diferencë Vllazninë
Partizani mori një fi tore pa shumë vësh tirësi në derbin ndaj Kamzës. Skuadra e Arben Fagut dominoi gjatë gjithë ndeshjes ku vetëm në periodën e parë Kamza u përpoq të bëjë disi rezistencë. Loja fillimisht nisi e ekuilibruar ku rezultati është barazuar 8-8, 1515 dhe 17-17, por më pas të kuqtë e mbyllin periodën e parë me avantazhin 25- 17. Shkëputja prej 8 pikësh ka ardhur vetëm në minutën e fundit, kur janë shënuar radhazi 4 kosha me vlerë dypikësh. Gjatë kësaj periode Jani dhe Gjyzeli kanë realizuar kosha - trepikësh. Në periodën e dytë, Partizani nuk përmbahet më, por gjithnjë vjen në rritjen e shënimit të pikëve dhe thellimin e diferencës teksa e mbyll 1926, duke shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 15 pikësh (36-51). Kjo periodë mbyllet me superkoshin e Algert Gjonajt. Fraksioni i dytë i takimit nuk ka shumë histori, sepse ekipi i Partizanit ka zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë. Tashmë skuadra e Arben Fagut kërkon të menaxhohet diferenca për të mos i lënë asnjë mundësi reagimi skuadrës së Kamzës. Perioda e tretë mbyllet me diferencën + 26 pikë ( 47- 73). Perioda e fundit i takon Shahinit, që e nis bukur me 7 pikë radhazi.
Gjyzeli plotëson 5 gabimet personale dhe lë fushën, ndërkohë që i riu Juri Zeqaj e bën me tri shifra rezultatin. Kështu, perioda e fundit mbyllet 11-27 dhe i gjithë takimi 58-100 për Partizanin.
FLET TRAJNERI FAGU - "Nuk e prisja këtë fitore me një rezultat kaq të thellë. E kisha menduar ndryshe, ndoshta mund të ishte mjaft e vështirë, duke ditur që Kamza ka një skuadër të frikshme sidomos në shtëpi. Megjithatë, lojtarët e mi treguan kualitet dhe profesionalizëm, sidomos më kanë pëlqyer të rinjtë që munda të aktivizoj", deklaroi trajneri i Partizanit.
TEUTA - VLLAZNIA - Skuadra durrsake e lë pas zhgënjimin e ndeshjes së parë ku u mposht në kryeqytet nga Partizani dhe shkatërroi dje me rezultatin e thellë 101-46 Vllazninë. Perioda e parë çuditërisht u fitua nga miqtë me shifrat 21- 19, por më pas "djemtë e detit" përmbysën gjithçka, duke fituar në tri periodat e mbetura me një diferencë të madhe pikësh. Një ndër më të mirët në fushë ishte Endrit Hysenagolli, i cili në përfundim të ndeshjes u shpreh: "Sot zhvilluam një ndeshje të mirë. Përgjatë gjithë kohës kishim kontrollin e lojës. Kundërshtari nuk ishte në lartësinë e duhur dhe kjo na i lehtësoi më shumë gjërat. Në javën e parë hasëm më shumë vështirësi, por mendoj se ditë pas dite do të përmirësohemi. Jemi një skuadër e re me pothuajse 6-7 lojtarë të afruar rishtazi. Me kalimin e kohës do ta njohim më mirë lojën e njëri-tjetrit dhe kjo do na bëjë të ekzekutojmë si duhet urdhrat dhe skemat e trajnerit. Tani duhet të tregojmë veten në Ballkan Ligë, ku niveli është më i lartë", tha Hysenagolli.
A.Dushku/ R.Gjini