Herzog: T’i tregojmë Shqipërisë çfarë dimë të bëjmë në shtëpi

Trajneri dhe kapiteni i Izraelit: I njohim mirë, kanë cilësi

Panorama Sport (Albania) - - OMBËTARJA -

Izraeli vjen pas fitores ndaj Skocisë në përballjen e sotme, por për trajnerin Herzog, sot do të jetë një përballje delikate ndaj Shqipërisë. Në daljen e tij përpara mediave gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se është një ndeshje ku skuadra e tij duhet të tregojë se çfarë mund të bëjë në shtëpi. “Jemi të lumtur për fitoren që arritëm ndaj Skocisë, por menjëherë pas ndeshjes iu thashë futbollistëve që ta harrojnë atë dhe të fokusohen në ndeshjen e radhës. Ua bëra atyre me dije se kanë bërë një ndeshje të mirë, por tashmë është momenti që të marrim tjetër rezultat pozitiv dhe meqenëse luajmë në shtëpi, t’i tregojmë Shqipërisë se çfarë mund të bëjmë. Për këtë, na duhet që të dominojmë takimin, të drejtojmë ritmin, të mos gabojmë në mesfushë apo sidomos në zonën e rreptësisë, për të shmangur ndërhyrjet e panevojshme, sidomos ndaj lojtarëve që janë duke dalë nga zona”, është shprehur fillimisht trajneri i Izraelit. Më tej, ai ka deklaruar se afërsia kohore mes ndeshjeve është një faktor, i cili duhet t’i ndërgjegjësojë futbollistët. “Sigurisht që për mua bëhet e vështirë për të zgjedhur, pasi luajmë shumë afër dhe më duhet të bëj zgjedhjet e duhura mes eksperiencës dhe futbollistëve të freskët fizikisht. Koha nuk është e madhe për ta përgatitur ndeshjen, pasi kemi bërë vetëm një stërvitje, megjithatë lojtarët duhet të dinë që të luajnë nën ritme të tilla”, ka vijuar austriaku. Sa i përket krahasimit mes Skocisë dhe Shqipërisë, trajneri i Izraelit ka deklaruar: “Ka diferencë mes lojës së tyre, Sh- qipëria ka skuadër cilësore dhe futbollistë të shpejtë. Ne duhet të japim më të mirën tonë për t’ia dalë në këtë përballje”, deklaroi trajneri i Izraelit, Andi Herzog.

KAPITENI

Baibars Naço ka vlerësuar si të domosdoshme triumfin në këtë takim, edhe për të ruajtur atë që bënë ndaj Skocisë. “E dimë që nëse nuk bëjmë të njëjtën gjë me Shqipërinë, Skocia do të harrohet menjëherë. Nuk duam të ndalemi te një futbollist i caktuar, pasi Shqipëria ka një skuadër cilësore, të cilën e njohim. Mendoj se diferenca e golave do të jetë decizive në këtë grup. Jemi profesionistë dhe e dimë çfarë duhet të bëjmë ndaj një kundërshtari me të cilin u mundëm një muaj më parë. Personalisht, kam dhimbje, por do të sakrifikoj dhe besoj se do të jem gati”, deklaroi kapiteni i Izraelit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.