Trajneri: Java më e lumtur, do përsërisim historinë

“Na duhet një ndeshje e madhe për fitore, ja pse besojmë”

Panorama Sport (Albania) - - OMBËTARJA - OLSI TUJANI

Iqeshur, i qetë dhe op timist. I tillë është shfaqur Kristian Panuçi në konferencën për shtyp në Izrael përpara sfidës së tretë në Ligën e Kombeve, përballë një kundërshtari ndaj të cilit kemi fituar në Elbasan 1-0 dhe që së fundmi ka mposhtur në shtëpi Skocinë. Trajneri italian ka deklaruar se nuk ka asnjë dëmtim mes lojtarëve që ka në dispozicion për këtë përballje, porse ka treguar se e ka të qartë idenë, mënyrën e lojës dhe formacionin, por pa pranuar që të bëjë me dije asgjë prej tyre. Trajneri i Kombëtares ka analizuar çfarë ka bërë Izraeli ndaj Skocisë katër ditë më parë dhe ka deklaruar se Shqipëria është përgatitur maksimalisht për të marrë një rezultat pozitiv. Në fjalën e tij, Panuçi ka vlerësuar maksimalisht nivelin e Izraelit dhe cilësitë e futbollistëve të tyre, ndërkohe është shprehur se shpreson që Shqipëria të përsërisë historinë e një viti e gjysmë më parë. Siç e nisi me deklaratën se është shumë optimist, Panuçi e ka përfunduar me batutën se skema dhe loja do të vendoset nga kapiteni Mavraj. Izraeli vjen më i lodhur, si është optimizmi në ekip për këtë ndeshje? Jam optimist, pasi kam parë djemtë gjatë javës që kanë punuar me të vërtetë me një profesionalistet të madh. Mbase, kjo ka qenë java më e bukur që kur kam ardhur në Shqipëri. Ky është optimizmi që kam për nesër (sot). Sa i përket Izraelit, nuk e di nëse janë të lodhur apo jo. Kanë luajtur tri ditë më parë, por varet gjithçka nga ne për t’i vënë në vështirësi. A keni krijuar një ide për formacionin dhe a do të ketë lojtarë që luajtën ndaj Jordanisë? E kam zgjedhur formacionin dhe gjithashtu mënyrën që do të luajmë. Megjithatë, do ta shihni nesër se kush do të luajë dhe cili do të startojë nga fillimi. Kam pasur gjithmonë idenë sesi do të luajmë ndaj Izraelit. Sidomos pasi pamë sesi luajti Izraeli ndaj Skocisë. A janë rikuperuar të gjithë lojtarët pas ndeshjes me Jordaninë? Nuk ka probleme, edhe Grezda do të jetë dhe është i rikuperuar. Skuadra është shumë mirë dhe nuk kemi asnjë problem. Më vjen shumë keq për Mihajn, sepse është një djalë shumë serioz. Për Veselin, sepse doja që të ishin e tani shpresoj që t’i kemi sa më shpejt me ne. Pas ndeshjes me Jordaninë dhe përballjes IzraelSkoci, çfarë ndeshje prisni në raport me takimin e parë ndaj izraelitëve në Elbasan? Ata kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer në Haifa ndaj Skocisë. Ishin krejtësisht ndryshe nga skuadra që pamë në Elbasan. Katër ditë më parë u dukën si të ishin Skocia kundër nesh në Gllazgou, pasi nuk e lanë Skocinë që të dilte në lojën e saj, e dominuan me presing. Izraeli ka një skuadër me shumë cilësi. Kanë lojtarë të zotët dhe do të jetë një ndeshje shumë e fortë. A keni një koment për çështjen “Balliu”? Na vjen keq për Balliun, pasi kishim dy dëmtime dhe i kërkuam Metzit që të na lejonte futbollistin. Mirëpo, trajneri nuk ka dashur. Kështu që kemi pranuar vendimin e tij dhe uroj për trajnerin e Metzit, nëse një ditë do të drejtojë një kombëtare dhe do t’i dëmtohet një futbollist, t’i ndodhë e njëjta gjë. Ne duhet të bënim thirrjen e futbollistit 14 ditë më parë, sipas rregullit. Por, në momentin kur ka një dëmtim në fund, ka një raport mes dy shoqërive (klubit dhe federatës) dhe në këtë aspekt mendoj se ai nuk ka demonstruar profesionalitet. A e keni parë triumfin 03 në Izrael 1 vit e gjysmë më parë dhe si mund ta përsëritë Shqipëria atë sukses? Po, e kam parë. Çdo ndeshje ka historinë e saj, por do të doja që të ishte e njëjta edhe këtë herë ai i një viti e gjysmë. Shpresojmë që të bëjmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë edhe ne. Do të duhet që ta luajmë dhe siç e thashë, secila ndeshje ka fatin e saj. Ne shpresojmë që të jetë ajo e një viti e gjysmë më parë. Çfarë dini për skuadrën e Izraelit dhe, sipas jush, cilët janë futbollistët më të mirë që ka? Për Izraelin dimë gjithçka, në kuptimin që kemi luajtur kundër tyre një muaj më parë, si dhe i pamë disa ditë më parë ndaj Skocisë. Kemi lexuar që mund të ketë disa ndryshime nga sfida e fundit, por nuk e dimë. Dimë që ka lojtarë cilësorë dhe shumë të vlefshëm dhe na pret një ndeshje ku duhet të shpenzojmë shumë për të arritur një rezultat pozitiv. Keni privuar disa skema së fundmi, cilën do të përdorni ndaj Izraelit? Do ta shihni nesër. E vendos Mërgimi, kapiteni, sesi do të luajmë (qesh...).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.