“Rrëzoi” Tiranën, me arbitrin italian njohim vetëm humbje

Panorama Sport (Albania) - - OMBËTARJA -

Shqipëria do të luajë sot sfidën e tretë në grup të vlefshme për Ligën e Kombeve në transfertë ndaj Izraelit. UEFA ka caktuar gjyqtarë italianë dhe kryesor do të jetë “bilbili” i njohur në Serinë A edhe në Europë, Paolo Maxoleni. Asistentët e tij do të jenë Fabiano Preti dhe Mateo Paseri, ndërkohë që pas portave do të jetë Davide Masa dhe Piero Xhakomeli. Arbitër i katërt është caktuar bashkëkombësi i tyre, Xhorxho Pereti. Maxoleni është i njohur në ambientin shqiptar për “finalen” e arbitruar në vitin 2017 mes Vllaznisë dhe Tiranës në stadiumin “Loro Boriçi”, ku pas barazimit 0-0 bardheblutë ranë nga Kategoria Superiore për herë të parë në historinë e tyre. Më parë ai ka arbitruar Shqipërinë në humbjen me Ukrainën në miqësore me shifrat 1-3, e luajtur në qershor 2016 dhe miqësoren e humbur 0-1 ndaj Azerbajxhanit, në 11 nëntor 2011.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.