Kosova me mungesa, kapiteni i U-21 mund të vishet kuqezi

Ismajli bëhet çështje, rrezikohet rast si Dermaku

Panorama Sport (Albania) - - OMB ËTARJA -

Kosova është gati për një tjetër sfidë të madhe në Ligën e Kombeve. Në ndeshjen e sotme në transfertë kundër Ishujve Faroe, në orën 18:00, "dardanët" do të vuajnë mungesa jo pak të rëndësishme. Mbrojtësit e krahut, Benjamin Kololli dhe Leart Paqarada, si dhe mesfushori Hekuran Kryeziu janë mungesa të sigurta, prandaj dhe trajneri Bernard Shaland do të bëjë ndryshime në formacion. Gjasat janë që në krahun e majtë të mbrojtjes të luajë futbollisti i Skënderbeut, Fidan Aliti, i cili ndaj Maltës ishte 90 minuta në fushë në rolin e qendërmbrojtësit. Mirëpo, mediat kosovare kanë zbuluar dje se Shaland ka kërkuar të grumbullojë në minutat e fundit kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismajli. Mbrojtësi që mund të luajë në qendër dhe nga krahët e ka refuzuar këtë ftesë. Sipas asaj që raporton portali "Gazeta Olle", lojtari është i pakënaqur me trajtimin që i ka bërë trajneri zviceran, i cili nuk e llogariti për ndeshjet e shtatorit. Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit në mars ishte afër Kombëtares A të Shqipërisë, por presidenti i ndjerë, Fadil Vokrri, e bindi të vazhdojë me Kosovën. Ai debutoi në miqësore kundër Shqipërisë, duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Ardiani nuk ka luajtur asnjë minutë në ndeshjet zyrtare me Kosovën A dhe gjasat janë që të ndjekë rrugën e qendërmbrojtësit Kastriot Dermaku, i cili la Kosovë për Kombëtaren A të Shqipërisë. Sa i përket ndeshjes së sotme me Ishujt Faroe, dje në konferencën për shtyp, trajneri Shalande ndër të tjera deklaroi: "Do të jetë ndeshje shumë më e vështirë se ndaj Maltës, por ne jemi ata që duhet të vazhdojmë me mënyrën sesi kemi luajtur deri tani, duke fituar në Ishujt Faroe".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.