Tjetër humbje, U-19 zhgënjen ndaj Sllovakisë

Panorama Sport (Albania) - - OMB ËTARJA -

Mjaftojnë 30 minuta për të shuar ëndrrën kuqezi të U-19. Kombëtarja e drejtuar nga Erjon Bogdani është mundur 3-0 në stadiumin "Niko Dovana" nga Sllovakia, duke zhgënjyer tërësisht në një ndeshje që e nisi mirë dhe shpërdoroi raste për shënim. Që në minutën e 5-të, mbrojtësi Kalaj nuk kuptohet me portierin Alia dhe aty përfiton Kmet, që me një prekje dërgon sferën në rrjetë. Reagon menjëherë Muçi, por vetëm rrjetë e jashtme. Kur u duk se skuadra po fitonte "metra", pëson një tjetër gol nga i njëjti autor, Kmet, që depërton në gjithë mbrojtjen tonë dhe i pashqetësuar e dërgon për herë të dytë topin në rrjetë. Nuk ishte e thënë të mbyllej me kaq, pasi vetëm pak sekonda më pas, Sllovakia shënon edhe golin e tretë me Kadak. Shqipëria fiton një penallti më pas, por që e shpërdoron me Patrik Pashën dhe gjithçka mbyllet 3-0. A.Alia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.