“Sulmet ndaj meje, justifikim për rezultatet që nuk vinin”

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Ish-trajneri i Tiranës, Ze Maria, ka folur sërish pas largimit nga Tirana. Edhe një herë tjetër për "RTSH Sport", ai thumboi stafin e presidentit Refik Halili për dështimin e bardhebluve dhe ikjen nga Tirana. "Më mungon Tirana. Erdha nga safari i Afrikës në safarin e Shqipërisë edhe pse nuk më kishin folur mirë për këtë vend. Familja e pati të vështirë në fillim. Tifozët do të më mungojnë shumë. Më vjen keq për derbin dhe rezultatet që nuk erdhën. Ndihem fajtor. Ndoshta vështirësitë erdhën edhe nga njerëzit që punojnë me presidentin. Me skuadrën nuk mendonim në të njëjtën mënyrë, pasi kishim kultura të ndryshme. Ekipin nuk e kisha larg dhe këto janë të gjitha justifikime për rezultatet që nuk vinin. Nuk dua të mendoj se lojtarët ishin kundër meje, sepse do të ishte joprofesionale", mbylli Ze Maria, i cili vlerësoi kolegët Orges Shehi, Ilir Daja dhe Skënder Gega për punën që kanë bërë në Superiore.

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, nuk ka humbur kohë, por menjëherë ka zbarkuar në "Skënder Halili". Bosi i bardhebluve së bashku me një mikun e tij ka parë nga afër një fragment të pjesës së parë dhe gjithë pjesën e dytë të miqësores. Pasi ka zhvilluar një takim me drejtorin e Akademisë, Devi Mukën, Halili për më shumë se 45 minuta ka diskutuar me portierin dhe zëvendëskapitenin e ekipit, Ilion Lika për gjendjen e grupit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.