Daja: Do ndryshoj taktikë, ja pse iku tani Mema

"I duhet kohë që të fusë idetë e tij, fitojmë ne"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE - ERMAL SIKA

Ilir Daja ndryshon manovrën për ndeshjen e së premtes kundër Tiranës. Duke qenë se përballë nuk do të ketë vetëm ish-ekipin, por edhe ish-ndihmësin e tij, trajneri po merr që të gjitha masat që në fushë të shfaqë një tjetër Flamurtar, që nuk do i përngjajë atij që njeh Ardian Mema. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", tekniku i kuqezinjve theksoi se klubi vendosi që t'i jepte leje Memës të largohej në javën kur do ta kishin edhe kundërshtar, pasi koha do të jetë e pamjaftueshme që ai të implementojë idetë e veta te Tirana. Gjithkush do të mendonte që në këtë mes do favorizoheshin bardheblutë, por Ilir Daja mendon ndryshe. I uron suksese për këtë aventurë, por hapur e thotë që kthesa do të vijë pas transfertës së Vlorës. "Në radhë të parë i uroj suksese Memës në detyrën e re, por në vazhdim, domethënë pas kësaj jave të kampionatit. Të them të drejtën, unë jam mësuar tashmë me këtë fakt, sepse shumë trajnerë të Superiores apo të kategorive të tjera kanë qenë bashkëpunëtorët apo sportistët e mi. Trajneri do kohën e vetë të implementojë idetë e tij te një ekip, ashtu si edhe Mema. Kështu që ka edhe të mirat dhe të metat e veta kjo ndeshja direkte. Ardi e njeh ekipin dhe prandaj si klub vendosëm që të fillojë punën dje (pardje) për të pasur një javë kohë për të ndryshuar edhe ne manovrën", u shpreh fillimisht trajneri. Daja ndalet edhe te kundërshtari. Sipas teknikut kryeqytetas të vlonjatëve, përballja e së premtes do të jetë e fortë, megjithatë ai hapur e thotë se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitoren. Edhe pse bardheblutë nuk janë TIRANA - në pozita komode këtë sezon, nuk ka vend për nënvlerësim. "Me Tiranën është një ndeshje e fortë. Kjo, sepse kemi një kundërshtar që është më lart sesa pikët që ka në tabelën e klasifikimit. Por kemi kohë të mjaftueshme për të përgatitur ndeshjen dhe kemi obligimin maksimal për t'u dhuruar tifozëve tanë një ndeshje të mirë dhe fitoren", tha 51-vjeçari. Ilir Daja ndalet edhe te situata që ka Flamurtari para kësaj ndeshjeje. "Situata te Flamurtari përpara ndeshjes me Tiranën është e mirë. Është drejt rikuperimit Agustin Torasa, por edhe Albi Alla. Ky i fundit pas një pushimi prej afro një muaj e gjysmë, si pasojë e dëmtimit, fillon nesër (sot) vrapimet. Futbollistët e tjerë janë të gatshëm, ndërsa kemi ende kohën e mjaftueshme për ta përgatitur këtë 90-minutësh dhe për të marrë maksimumin", përfundoi trajneri i kuqezinjve. SITUATA -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.