Nuk ka pushime për vlonjatët, Albi Alla sot nis vrapin

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Flamurtari vijon përgatitjet me ritëm të lartë për ndeshjen e fundit të fazës së parë kundër Tiranës. Ky takim është programuar për të premten, ndaj edhe stafi teknik ka zbritur edhe të shtunën në fushë lojtarët për të mos humbur më kohë. Lajme të mira vijnë edhe nga infermieria. Pikërisht sot do të startojë stërvitjen edhe Albi Alla, sigurisht që seancat e para do t'i nisë i veçuar nga grupi, duke kryer vetëm vrapime dhe ushtime për mos rrezikuar. Duket e vështirë që ai të jetë gati kundër Tiranës, por rëndësi ka që për fazën e dytë do të vihet në dispozicion të Ilir Dajës. Ashtu sikundër dihet, edhe Kristian Sirgi nuk është gati, edhe pse u bën dy ditë që ai ka nisur vrapimet, për 6 javë do të qëndrojë jashtë fushave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.