Fusha, ekipi kërkon të thyejë "tersin"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Kastrioti ka preferuar të mos zhvillojë miqësore, edhe pse kampionati është ndërprerë. Stafi teknik e ka parë të udhës që të kryejë vetëm një ndeshje kontrolli brenda grupit, e cila ka përmbyllur edhe javën e parë stërvitore anti-Kukës. E diela është lënë pushim absolut, ndërsa prej së hënës skuadra do të zbresë sërish në fushë për të vijuar përgatitjet për duelin me verilindorët, i programuar për të shtunën në orën 14:00. Krutanët rikthehen të luajnë në stadiumin "Redi Maloku", i cili nuk është se u ka sjellë fat në këtë fillimsezoni. Kastrioti në tri ndeshje që ka luajtur për kampionat në këtë fushë ka siguruar vetëm një pikë, konkretisht atë ndaj Laçit (e barazuar me shifrat 1-1). Ndërsa në Kupë ka arritur një fitore përballë Korabit, që u siguroi edhe kualifikimin krutanëve për më tej. Ndaj verilindorëve do të jetë e katërta sfidë që luajnë si pritës në këtë stadium. Të besuarit e Elvis Plorit po e përgatisin me mjaft kujdes këtë sfidë, pasi duan që thyejnë "mallkimin" e rezultateve negative që kanë pasur në Kategorinë Superiore. Për këtë 90-minutësh pritet të jenë gati edhe David Domgjoni me Julian Shehun, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga gazeta, prej ditës së hënë pritet që me skuadrën të bashkohet edhe portieri Klajdi Kuka, i cili prej disa ditësh ka munguar në seancat stërvitore. Bujar Balliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.