"Rezultati dytësor, me Rrocën do ndryshojmë"

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPORIA SUPERIORE -

Gentian Mezani nuk i jep rëndësi rezultatit në këtë miqësore. Trajneri i Luftëtarit, pas miqësores së djeshme, u shpreh se e shfrytëzoi këtë 90-minutësh për të ndrequr gabimet që ka hasur deri në këtë fazë të kampionatit. "Ishte një takim thjesht miqësor, me një kundërshtar të fortë si Bylisi. Kjo ndeshje na jep një dorë më shumë për përgatitjet para- Partizanit. Më shumë se rezultati, rëndësi për mua riparimi i dobësive dhe të metave që aktualisht ka skuadra në nivelin cilësorë të lojës. Me rikthimin e Rrocës, jam i bindur se shumë gjëra do të ndryshojnë. Përpara kemi përballjen me Partizanin dhe mbetemi të vendosur për t'u përmirësuar në çdo aspekt", tha Mezani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.