“Morëm një leksion për vazhdimësinë”

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Pas humbjes në miqësoren me Skënderbeun, trajneri i Maliqit, Egli Malësia, u shpreh për "Panorama Sport": "Natyrisht që duke parë cilësitë e kundërshtarit është një ndeshje, e cila na shërben shumë për të nxjerrë mësime për vijimin e kampionatit. Personalisht, por edhe stafi, jemi të kënaqur me atë që ka treguar ekipi, të paktën për një orë lojë. Më pas, sigurisht nga mënyra sesi i kemi pësuar golat dhe nga koha e shkurtër që jemi ndëshkuar, mund të them se u shpërqendruam tej mase. Është diçka që nuk duhet të ndodhë më me ekipin tonë, kryesisht gjatë aktivitetit në kampionat. Morëm mësimet tona dhe besoj se është një leksion i mirë për vijimin e kampionatit në Kategorinë e Dytë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.