Rama, pranë ekipit edhe në stërvitje

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Partizani ka zhvilluar dje përgatitjet e radhës për ndeshjen me Luftëtarin. E shtuna ka qenë e ngarkuar për të kuqtë, pasi kanë zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradite ekipi ka marrë ngarkesë në palestër, ndërsa pasdite janë përgatitur në një nga fushat e kompleksit "Tirana Internacional" në Pezë. Në seancën e pasdites i pranishëm ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama, i cili po i qëndron pranë dhe e monitoron ekipin edhe në stërvitje. Seanca e pasdites ka qenë e karakterit tekniko-taktik, ku të kuqtë kanë zhvilluar edhe një ndeshje brenda grupit me minutazh të kufizuar. Për momentin vëmendjen e ka marrë dëmtimi i kapitenit Alban Hoxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.