Teuta vuan me Erzenin, Kamara shmang humbjen

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE - Anarildo Aliaj

Miqësore ishte dhe miqësisht u ndanë dje Teuta dhe Erzeni në ndeshjen që zhvilluan në kompleksin "Olympic Park". Takimi u mbyll në barazim 1-1, me golat e Kamarasë dhe Dekavellit. Një pjesë e parë e zhvilluar mirë nga shijakasit, edhe pse Teuta zbriti në fushën e lojës thuajse me formacionin më të mirë të saj. Për ta vërtetuar epërsinë e Erzenit mendoi Dakavelli në minutën e 26-të, që pas një goditjeje dënimi arrin të godas me kokë. Durrsakët përpiqen të barazojnë takimin me anë të sulmeve me Latif e Prognin, por nuk e arrijnë diçka të tillë në pjesën e parë të takimit. Lojtarët u munduan të ishin shumë të kujdesshëm në pjesën e parë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pjesa e dytë nis me ndryshime në të dyja skuadrat, Teuta merr nën kontroll takimin dhe përpiqet të shkojë drejt portës kundërshtare. Trajneri Bledi Shkëmbi u dha minuta për të luajtur të gjithë lojtarëve që ka në dispozicion, përveç Sidibesë dhe Hakajt. Latif në mesin e pjesës së dytë realizon, por pozicioni i tij nuk ishte i rregullt dhe goli anulohet. Me aktivizimin pak minuta nga fundi të Peqinit dhe Krujës skuadra sheh portën e Erzenit më shumë dhe në një rast Progni godet shtyllën. Në minutën e 79-të Kruja zotëron një top nga thellësia dhe "shpik" një pasim për Traoren, i cili godet, por topi devijohet nga portieri që i kthehet në asist për Kamaranë, i cili me portën e boshatisur reali- zon duke barazuar rezultatin. Teuta e mbyll ndeshjen në sulm, por skuadra ende nuk jep shenjat e duhura, ato që të gjithë janë në pritje. Trajneri Stojku mbeti i kënaqur nga Erzeni, pasi ekipi reagoi mirë ndaj një kundërshtari më të fortë se vetja dhe merr shenja pozitive nga të tijtë për ndeshjen e radhës në kam- pionat ndaj Vllaznisë në Shkodër. Nga krahu tjetër, trajneri Shkëmbi qëndroi gjithnjë pranë lojtarëve duke i udhëzuar dhe shpesh u tërhoqi vëmendjen atyre. Teuta nuk shfaq "fytyrën" e saj të vërtetë ndonëse në një test miqësor. Në javën e ardhshme do të ketë përballë Laçin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.