Sidibe dhe Hakaj

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Trajneri Bledi Shkëmbi nuk e ka pasur të plotë grupin në miqësoren e djeshme. Sidibe dhe Hakaj nuk u aktivizuan, për shkak të problemeve që lojtarët kanë shfaqur. Sidibe vuan nga një lëndim i lehtë dhe pritet të rikuperohet gjatë javës. Shqetësuese është situata e Hakajt, që për arsye dëmtimi në kofshë humbi edhe grumbullimin me Kombëtaren U-21. Rikthimi i shkodranit pritet me shumë interes, pasi ai është një lider i padiskutueshëm në mbrojtjen durrsake.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.