Devolli: Skuadra është përmirësuar

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Trajneri i Tomorit, Bledar Devolli, i ka aktivizuar të gjithë lojtarët që ka pasur në dispozicion në ndeshjen e djeshme. Tekniku ka krijuar një ide më të qartë për formën e tyre si edhe ka provuar disa skema të ndryshme. Pas ndeshjes së djeshme, trajneri u shpreh: “Mendoj se kam marrë përgjigje nga skuadra sepse kishim për të rregulluar si në aspektin mbrojtës, edhe atë sulmues. Ky pushim na ka ndihmuar shumë edhe për rikuperimin e futbollistëve të dëmtuar për të qenë të gatshëm për ndeshjen e radhës. Duhet që skuadra të pozicionohet sa më lart në renditje deri në dhjetor dhe më pas në janar të shohim për ndonjë plotësim tjetër për të përmbushur objektivin tonë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.