“Skuadra më kënaqi, jemi në formë”

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Albpetroli është një prej skuadrave pretendente për dy vendet e para në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Patosarakët synojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe kanë krijuar një ekip cilësor. Edhe pse u mundën 2-1 në miqësoren e djeshme në Berat, skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes, trajneri Demiraj u shpreh: “Skuadra është përgjigjur mirë në fushë përballë një skuadre si Tomori. Kjo miqësore na ndihmon shumë për vazhdimësinë e këtij sezoni. Në kampionat kemi një grup interesant, por ne do të vazhdojmë të luftojmë në çdo javë për të qenë një nga skuadrat që do të ngjitet një kategori më lart”, u shpreh trajneri Demiraj në prononcimin e tij për gazetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.