Iliria, momenti për të rinjtë

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Iliria pas barazimit të fundit ndaj Korabit në fushën e vet, po vijon përgatitjet për transfertën e Burrelit. Trajneri Fatmir Sala siç mësohet, po e shfrytëzon ndërprerjen e kampionatit ku po kryen seancat stërvitore me kapacitet të plotë. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion, ndërsa janë vënë re disa oshilacione në repartin e prapavijës ku duket se këtu është përqendruar më së tepërmi tekniku Sala. Ndërkaq, më i riu, i cili iu bashkua Ilirisë këtë sezon, 19-vjeçari Klodian Demiri, ka spikatur si zëvendësues me lojën e tij deri tani, duke justifikuar besimin e trajnerit Sala. Në një prononcim për gazetën, Demiri shprehet: “Jam i kënaqur me ambientin që gjeta këtu dhe i falënderoj drejtuesit e klubit dhe teknikun Sala për këtë. Kemi zhvilluar disa takime, por kemi pasur edhe oshilacione në lojën tonë. Por, është akoma fillimi dhe me kalimin e javëve gjithçka do shkojë mirë”, u shpreh Demiri. Shkëlqim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.