Fatkeqësia, Besa anulon miqësoren

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Për shkak të ndërprerjes së kampionatit, Besa kishte parashikuar që dje të zhvillonte një ndeshje miqësore me Luzin 2008. Por, ky takim është anuluar për shkak të fatkeqësisë familjare që i ka ndodhur zv/ trajnerit të skuadrës kavajase, Kel Xhai. Ky i fundit humbi të atin Filip Xhai dy ditë më parë dhe në këtë mënyrë klubi kavajas vendosi që të mos e zhvillonte miqësoren për këtë arsye. Skuadra ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore ku trajneri Gentian Begeja ka dhënë udhëzime për të tijtë. Besa do të pushojë sot për t’iu rikthyer sërish të hënën përgatitjeve për ndeshjen e radhës. Kavajasit do të luajnë në fushën e tyre ndaj Elbasanit dhe pritet që të marrin fitoren e radhës. Përballë verdhebluve që renditen në vendin e fundit me zero pikë, pritet që Besa të mos e ketë të vështirë të fitojë. Trajneri Begeja do të ketë edhe një javë në dispozicion për të përgatitur maksimalisht sfidën e radhës fundjavën e ardhshme. Feriz Ferizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.