Bilanci, ja kush ka luajtur për Lushnjën

Trajneri Gjyla ka përdorur 17 futbollistë deri tani

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Lushnja e këtij edicioni ka rënë në sy si skuadra e vetme që nuk njeh humbje. Edhe pse ka luajtur 2 herë në shtëpi dhe 3 transferta, skuadra e drejtuar nga Gjyla njeh vetëm rezultate pozitive, 1 fitore dhe katër barazime. Të ndikuar nga kalendari dhe të ngarkuar nga barazimet, lushnjarët ndodhen në vendin e shtatë. Deri më tani janë shënuar katër gola. Dy i përkasin kapitenit Sefa, ndërsa nga një gol kanë Ervis Gjyla dhe Sulkja. Ndërsa kanë pësuar tre gola, një me penallti. Në 5 takime janë aktivizuar vetëm 17 futbollistë, ku 12 futbollistë kanë një aktivizim të bollshëm, ndërsa 5 të tjerë minuta të pakta. Te Lushnja mund të flitet për 12 “heronj”, të cilët i bënë një fillim të kënaqshëm edicionit. Portieri Bejte, mbrojtësit Xhafa dhe Bufasi kanë një minutazh të plotë. Kapitani Sefa ka një minutë më pak, pasi është zëvendësuar në minutën e fundit në ndeshjen me Orikun, nga Mezini. Më pak kanë luajtur sulmuesi Zhuga, 21 minuta dhe mesfushori Fejzaj vetëm një minutë. Skuadra lushnjare është një prej pretendenteve për t’u ngjitur në Superiore, ndërsa ka bërë paraqitje shumë të mira në ndeshjet e deritanishme. Alban Alushi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.