Tërbuni thyen Klosin, Prendi mendon vetëm ngjitjen

Panorama Sport (Albania) - - KATEGORIA SUPERIORE -

Ekipi i Tërbunit shfrytëzoi ndërprerjen e kampionatit dhe dje luajti një miqësore ndaj Klosit, ku fitoi me rezultatin 2- 0 me golat e shënuar nga Prendi dhe Kumanova. Në një prononcim për gazetën, mesfushori Prendi u shpreh: “Tashmë shihet qartë se ne si ekip jemi në një rrugë të mbarë dhe po marrim rezultate pozitive, ndaj jemi të vendosur për të ecur përpara. Jam mjaft i kënaqur për rezultatin që morëm në ndeshjen miqësore me ekipin e Klosit, sepse shihet qartë që jemi të motivuar si ekip dhe po punojmë shumë. Ne si ekip po zhvillojmë çdo ditë seanca stërvitore që të jemi të gatshëm për takimet e kampionatit. Kam besimin se ne do ecim përpara dhe do jemi pretendentët kryesorë për ngjitjen në Kategorinë e Parë, sepse ky ekip nuk e meriton të qëndrojë këtu ku është”, tha Prendi. Ditmir Pema

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.