Tirana debutuese shtang Flamurtarin

Basket Femra/ Vllaznia fiton në transfertë ndaj Elbasanit

Panorama Sport (Albania) - - SHUMËSPORTËSH -

Flamurtari, e cila është kampionia në fuqi e Shqipërisë në basketbollin e femrave, pësoi disfatën e parë në këtë sezon përballë skuadrës së sapokrijuar SH.B Tirana. Në ndeshjen e zhvilluar dje në sallën sportive "Farie Hoti", vajzat e ekipit të ri bardheblu morën një fitore me meritë ndaj skuadrës kampione. Ndeshja nis më mirë për skuadrën e Tiranës që krijon një avantazh që në periodën e parë dhe e ruan atë deri në fund të takimit, edhe pse në periodën e katërt vajzat vlonjate reagojnë dhe madje arrijnë të barazojnë në 54- 54, por kjo nuk mjafton, pasi skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj shpërthen në fund dhe e mbyll ndeshjen me fitoren 66- 58. Për skuadrën vendëse ra në sy forma shumë e mirë e Mehmetit dhe e lojtares malazeze Nikpajleviç, të cilat e tërhoqën ekipin drejt suksesit. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj javë, Vllaznia mori fitoren e saj të dytë duke mposhtur në transfertë Elbasanin me rezultatin 66-53. Vendëset e kanë nisur më mirë takimin, por kanë humbur pikë rrugës, teksa perioda e parë mbyllet në baraspeshë 1616. Shkodranet fitojnë thellësisht në të dytën 11- 23, duke krijuar një distancë jo të vogël. Loja balancohet pas pushimit, me miqtë që fitojnë ngushtë edhe të tretën 14- 17, ndërsa periodën e fundit e fitojnë elbasanaset 12-10.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.