"Holanda mund të jetë Gjermania e re"

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOL -

I pakalueshëm në mbrojtje, por edhe një bomber në lojën në ajër në zonën rivale. Virxhil Van Dajk ishte i pari që i dha një grusht të fortë Gjermanisë, por mbrojtësi i Liverpulit nuk kërkon të marrë merita përsipër, përkundrazi beson dhe feston me grupin. "Avantazhi ynë në pjesën e parë ishte shumë i rëndësishëm, por akoma më shumë se kaq ishte fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur në 90 minuta. Një ndeshje të tillë nuk e kishim imagjinuar, kaloi përtej edhe mendimeve tona më të bukura, por në fund ishte më shumë se e merituar. Të mundësh Gjermaninë, një skuadër që nuk është normale, është diçka tjetër, por nëse vazhdojmë kështu, mund të jemi edhe ne në nivelin e tyre".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.