Miku i Murinjos: Peter Lim, konspiracion për shkarkimin e tij

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOL -

As gjatë pushimeve të ndeshjeve të kombëtareve, Zhoze Murinjo nuk gjen pak qetësi. Në fakt, trajneri i Mançester Junajtid, sipas asaj që shkruan tabloidi "The Sun", ka hipotetizuar një teori konspiracioni të pathënë deri tani në lidhje me të. Trajneri portugez ka identifikuar në figurën e Peter Limit, biznesmenit të njohur nga Singapori, shefin e konspiracionistëve që duan ta largojnë atë nga stoli i "djajve të kuq" për ta blerë Mançester Junajtid me një vlerë shumë më të ulët. Lim është edhe pronari i klubit të Valencias në Spanjë, skuadër që në Champions renditet në të njëjtin grup me Junajtid. Teoria e konspiracionit është bërë fillimisht publike nga Eladio Parames në shkrimin e tij për portugezen "Record". Parames është ndihmësi i Mout dhe një mik i afërt i tij. 69- vjeçari, i cili e njeh Zhozenë prej fëmijërisë në Setubal, cilësohet si krahu i tij i djathtë. Në shkrimin e tij, ndër të tjera thuhet: "Pse kujtuat ju se Murinjo foli për përndjekje ndaj tij pas ndeshjes me Njukasëllin? Është një njeri i pasur nga Singapori, i cili e menaxhon, kontrollon dhe e mbështet këtë fushatë". Lim, pasuria e të cilit vlerësohet mbi 2 miliardë euro, u ndihmua nga menaxheri i Murinjos, Zhorge Mendez p ërtë blerë Valencian në vitin 2014.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.