PSG: Nuk kemi gisht në akuzat për trukime

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Klubi i PSG-së e mohoi në mënyrë kategorike çdo përfshirje në tentativën e supozuar për të trukuar ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës në Champions: "Është një habi e madhe që PSG-ja zbuloi këtë të premte, në një artikull të publikuar në sajtin online të 'L'Equipe', i cili i referohet mundësisë se ndeshja e Champions-it kundër Yllit të Kuq të Beogradit, më 3 tetor, të jetë trukuar, një dyshim që lind nga aktet e supozuara nga ana e disa bastvënësve me origjinë nga Serbia. Klubi e përgënjeshtron në mënyrë kategorike çdo përfshirje".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.