Nojer: Zhgënjimi është shumë i madh

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Manuel Nojer foli pas disfatës ndaj Holandës në Amsterdam duke deklaruar se ishte shumë i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes. Sipas kapitenit të "pancerave", ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe nëse skuadra e tij do të kishte shfrytëzuar siç duhet rastet për shënim. "Kishim mundësitë tona për të kaluar në avantazh. Dhamë gjithçka deri në fundin e takimit, ndaj dhe i lamë disa hapësira duke pësuar më pas edhe dy gola të tjerë në fundin e ndeshjes. Ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe, tani të gjithë do të flasin për keq për skuadrën kombëtare, pasi nuk po arrijmë rezultatet e duhura", u shpreh Nojer. Kapiteni po kalon një moment jo pozitiv. Pas situatës jo të mirë në skuadrën e Bajernit, tani atij do t'i duhet të përballet edhe me kritikat për përfaqësuesen e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.