Kahn: Sane duhet që nga minuta e parë

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Për Oliver Kahn, ish-portierin e Gjermanisë, humbja ndaj Holandës erdhi në një moment jo të mirë për skuadrën e Gjermanisë, nga e cila pritej një rezultat tjetër. Kahn foli pas ndeshjen për "Sky", duke bërë një analizë të vogël. "Sot pashë dy lojtarë që luajtën në 100% e tyre, Myler dhe Sane, dhe nëse rasti i Leroit do të kishte hyrë në rrjetë, atëherë ndeshja do të kishte marrë tjetër drejtim. Skuadra gjermane kishte më shumë kontroll të topit dhe u mundua të sulmonte nga krahët, por loja e tyre u bë e lexueshme. Sane bëri një ndeshje të mirë, ai duhet të jetë nga minuta e parë në fushën e lojës. Nuk duhet të harrojmë edhe kundërsulmet e rrezikshme të holandezëve, të cilët nëse do të tregoheshin më të saktë, do të kishin shënuar golin e dytë më herët. Të Gjermania mungojnë lojtarë që depërtojnë në qendër. Trajneri Lëv nuk do t'u shpëtojë kritikave, të cilat janë normale në një situatë të tillë. Lëv duhet të tregojë se ka më shumë besim te disa lojtarë të veçantë", u shpreh Kahn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.