PSG mendon t'i ofrojë Vengerit drejtorin sportiv

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Arsen Venger mund të dalë shumë shpejt nga pensioni dhe mund të jetë PSG-ja klubi që mund ta përfshijë në projektin e saj. Në Francë po flitet gjithnjë e më shumë se ish-trajneri i "Topçinjve", i papunë prej kësaj vere, mund të marrë rolin e drejtorit sportiv në "Parc des Princes". 68-vjeçari do të zëvendësonte në këtë mënyrë Antero Henriken, drejtorin sportiv të kampionëve të Francës, i cili ka kohë që nuk i ka të mira marrëdhëniet me trajnerin Tomas Tuhel. Venger është përfolur edhe si një alternativë për stolin e Bajernit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.