Henri firmos me Monakon për tri vite

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Ishte në ajër prej ditësh, tashmë është zyrtare. Tieri Henri është trajneri i Monakos. Për ish-sulmuesin e Arsenalit, një kontratë 3-vjeçare me klubin që i mundësoi debutimin në botën e futbollit profesionist në vitin 1994. Francezi zëvendëson në këtë mënyrë trajnerin portugez Zhardim, i shkarkuar të enjten, pasi e la skuadrën në vendin e tretë nga fundi dhe ka fituar vetëm javën e parë në Ligën e Parë Franceze, ndërsa në Champions u është dorëzuar dy humbjeve. Nuk do të jetë një mision i lehtë për ish-asistentin e Roberto Martinezit në stolin e Belgjikës, i cili në Ligën e Parë do të gjejë edhe ish-shokun e skuadrës, Patrik Vieira në stolin e Nisës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.