Anglia, joga dhe not në Adriatik

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Lojtarët e kombëtares së Anglisë nuk humbën kohë në përgatitjet për ndeshjen e nesërme kundër Spanjës në Ligën e Kombeve. Ata kryen një seancë rigjenerimi mëngjesin e së shtunës në Kroaci, pas barazimit në Rijeka. Skuadra u la edhe në detin Adriatik përpara hotelit të saj dhe bëri edhe një seancë joge, përveçse asaj në palestër. Rezultati 0-0 që morën në stadiumin e boshatisur të Rijekës mbrëmjen e së premtes, i lë "Tre Luanët" ende pa fitore në grupin e tyre në Ligën e Kombeve. Ata do të udhëtojnë drejt Sevijës për t'u përballur kundër iberikëve në formë të shkëlqyer, në "Estadio Benito Villamarin", në kërkim të tri pikëve për të shmangur rënien nga grupi i tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.