Salah lë Egjiptin dhe rikthehet në Liverpul

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL -

Mohamed Salah do të rikthehet në Liverpul pas dëmtimit muskulor që pësoi në detyrën e tij me kombëtaren. Egjiptiani u zëvendësua në fund të ndeshjes kundër Zvazilandit (4-1), pasi kishte shënuar edhe një gol spektakolar direkt nga goditja e këndit. Egjipti luan ndaj të njëjtit kundërshtar të martën, por federata egjiptiane konfirmoi se do ta bëjë pa yllin e saj. Jyrgen Klop merr kështu një lajm të mirë dhe do të ketë mundësi ta monitorojë vetë nga afër gjendjen e sulmuesit të tij, përpara ndeshjes me Hadërsfilldin të shtunën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.