Barcelona i ofron rinovim, Mesi mund të ikë me 0 euro

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Lionel Mesi dhe Barcelona janë një histori suksesi, e cila do të vazhdojë gjatë, ndoshta deri në momentin që sulmuesi argjentinas do t'i japë fund karrierës së tij. Por, kurrë mos thuaj kurrë. Nuk përjashtohet mundësia që një ditë ai të largohet për të nisur një tjetër aventurë. Në fakt, katalanasit po mendojnë t'ia rinovojnë kontratën për dy vite të tjera, e cila skadon në vitin 2021. Sipas gazetës "Mundo Deportivo", kapiteni i Barcelonës ka një klauzolë në kontratën e tij që në vitin 2020 mund të largohet nga Spanja dhe klubi ku ai mund të luajë nuk ka të drejtë të paguajë asnjë qindarkë. Sepse është parashikuar një largim me marrëveshje. Por, në fakt Barcelona e lë të lirë futbollistin vetëm për një klub që nuk luan në elitën e futbollit europian.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.