Siti e thotë hapur: Leos i ofruan 3-fishin e pagës

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Mançester Siti e thotë hapur: Leo Mesi na interesonte dhe bëmë gjithçka për ta bindur. Gjatë një konference në Emiratet e Bashkuara Arabe, presidenti i "qytetarëve" Khaldon al Mubarak tregon se gjatë merkatos së verës provuan ta blinin Leon. "Është e vërtetë. I kërkuam Guardiolës që ta bindte që të pranonte ofertën tonë. I ofruam 3fishin e rrogës që merr aktualisht te Barcelona, por ai e refuzoi", thotë presidenti. Llogaritë: Siti ka tentuar ta bindë Leo Mesin me 130 milionë euro në vit, nga 43 që merr respektivisht te Barcelona. Paratë nuk janë gjithçka në jetë, edhe pse Leo fiton një "thes" tani me ekipin katalanas. Ishte një mision i pamundur dhe Guardiola e ka pranuar se Mesi do ta mbyllë karrierën te Barcelona.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.