Alarm në mbrojtje, vetëm 2 për 3 ndeshje

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Barcelona ka një situatë alarmante në mbrojtje. Dëmtimi i Vermalenit ka bërë që trajneri Ernesto Valverde të ketë vetëm 2 qendërmbrojtës për tri ndeshje të rëndësishme të sezonit. Trajneri i Barcelonës nuk do të ketë të gatshëm Umtitin dhe Vermalenin për 3 sfidat ndaj Sevijës, Interit dhe Realit të Madridit. Katalanasit janë në një moment delikat, duke qenë se rezultatet nuk kanë qenë aspak pozitive dhe në këto 3 ndeshje mund të vendoset shumë për të ardhmen e sezonit si në La Liga, ashtu edhe në Champions. Buskets dhe Semedo janë alternativat e trajnerit në rast se do të ketë ndonjë surprizë të pakëndshme me Pikenë dhe Lengletin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.