Arbitri belg: Presidentët manipulojnë

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Vazhdon skandali në futbollin belg, ku pak ditë më parë përfunduan në pranga disa protagonistë, mes tyre edhe një arbitër. Mirëpo, një arbitër që ka preferuar të mbetet anonim ka folur për RTL dhe thotë se e keqja e futbollit nuk janë arbitrat, por janë drejtuesit e skuadrave, të cilët e vendosin ndeshjen paraprakisht dhe është e kotë që ajo të luhet. "Pothuajse asnjë ndeshje nuk luhet pa ndikimin nga jashtë ose pa u arritur një marrëveshje se kush do të fitojë", ka thënë ai. "Nuk janë arbitrat që manipulojnë takimet, por drejtuesit e klubeve. Ata njihen të gjithë me njëritjetrin dhe arrijnë marrëveshje para takimeve: 'Do të ishte mirë po të më lije të fitoja ose do të ishte mirë nëse do të humbisja'", ka thënë ai. Sipas arbitrit, gjithçka duket qartë në fushën e lojës nëse je i vëmendshëm. "Nëse një skuadër ka luajtur me të njëjtët lojtarë në fundjavë, papritur shfaqet me shumë të rinj në ekip ndeshjen pasardhëse. Pastaj shikon ekipe që dalin vazhdimisht para portës dhe humbin raste. Më pas vijnë gafat e portierëve, që nuk mund të ndodhin në këto nivele. Nëse ndodhin, janë të qëllimshme", tregon arbitri belg. Sipas tij, ka nga ata presidentë dhe drejtues që japin shpërblime edhe për ndeshjet e humbura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.