Ja çfarë mund të blinte Reali me "stadiumin"

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Në Asamblenë e Realit të Madridit, e cila u mbajt përpara disa javësh, u vendos që do të ndërtohet një stadium i ri, i cili do të kushtojë 575 milionë euro. Dhe nisur nga ky fakt, gazeta spanjolle "AS" ka bërë një analizë për të treguar se me këtë shifër kaq të lartë, ekipi mund të bënte merkato për të sjellë në skuadër kampionë dhe yje që do ta bënin të ndihej komod trajnerin Lopetegui. Sipas të dhënave të "Transfermakt", e cila analizon vlerat e kartonëve të futbollistëve, Reali mund të blinte Nejmarin me 180 milionë euro, Mbapenë 150 milionë euro, Salahun 150 milionë euro dhe Ikardin 95 milionë euro. Të katërt lojtarët kushtojnë 575 milionë, po aq sa stadiumi. Por, në fakt në tregun normal, vlera e tyre është më e lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.