Madrilenët, sytë nga Bejl dhe Varan

Panorama Sport (Albania) - - SPANJË -

Në këtë moment situata nuk ka qenë aspak pozitive te Reali për shkak të rezultateve dhe dëmtimeve të shumta. Dhe pikërisht në këtë situatë duhej të shmangnin sa më shumë dëmtimet që mund të vinin nga kombëtaret. Nga ajo që raportohet, duket se Rafael Varan nuk është në gjendje të luajë me Francën dhe drejtuesit e Realit kërkojnë që ai të rikthehet në qendrën stërvitore për të nisur terapinë dhe të bëjë teste për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Gjithashtu, edhe Bejl pritet ditën e nesërme në "Valdebebas", pasi ai nuk po stërvitet me Uellsin dhe gjasat për të vazhduar qëndrimin në kombëtare janë të pakta. Këtë gjë e konfirmoi edhe trajneri Rajan Gigs.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.