Ronaldo, 1 mln dollarë për Majorgën

Tabloidi "The Sun" zbulon shifrën e paguar për të fshehur skandalin në vitin 2009 Futbollisti kontraktoi disa avokatë, një mjek, një ish-polic dhe ekspertë të medias

Panorama Sport (Albania) - - FUTBOLL - Përgatiti: JETON STAMOLLA

Një milion dollarë për të ruajtur rep utacionin e tij. Duke i qëndruar hetimit që po bëjnë shumë prej mediave të botës, dje është tabloidi anglez, "The Sun", ai që ofron një tjetër prapaskenë në lidhje me skandalin e përdhunimit, që lidhet me akuzën e bërë nga Katrin Majorga. Sipas informacioneve të grumbulluara nga ky burim, sulmuesi aktual i Juventusit, në verën e vitit 2009, pas ngjarjes së ndodhur në një prej hoteleve luksoze të Las Vegasit, vendosi që të mbledhë një "ushtri" ekspertësh për t'u përballuar me akuzat e përdhunimit nga ish-modelja. Në këtë staf, i mbledhur menjëherë pas fjalëve të para që nisën të qarkullojnë gati 10 vite më parë, bënin pjesë disa avokatë, mjekë, ish-policë dhe specialistë të marrëdhënieve me publikun. Të gjithë këta ishin eksponentë të nivelit botëror në sektorët e tyre dhe që të gjithë të paguar me një çek që përmbante shumë zero. Duke i qëndruar tabloidit, kampioni iberikas kishte punësuar të gjithë këta persona për ta zgjidhur çështjen në fjalë në heshtje të plotë, me qëllimin për të mos bërë publike ngjarjen. Por objektivi në fjalë, duke parë zhurmën mediatike që ka shpërthyer tani, duket se ka dështuar. Në skuadrën prej 1 milion dollarësh, secili kishte një përgjegjësi të caktuar, ku ndërsa disa avokatë do të shqyrtonin çështjen nga ana ligjore, mjeku ishte punësuar për faktin që Katrin iu nënshtrua vizitave mjekësore, ish-polici me eksperiencë në çështjet e dhunës seksuale kishte detyrën për të përballur dhe mbrojtur faktet e provat, kurse ekspertët e marrëdhënieve me publikun do të ruanin dhe kontrollonin jehonën që mund të ngrihej. Por duke qenë se tashmë skandali ka dalë në shesh, ndoshta Ronaldos do i duhet të mbledhë një tjetër ushtri dhe ndoshta ta paguajë edhe më shumë se 1 milion dollarë...

Foto e Kristianos dhe Katrin, e vitit 2009, nga diskoteka e Las Vegasit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.