Inter muskuloz, Milan ruhu nga shqelmat e “kushërinjve”
Kuqezinjtë më korrektët, zikaltrit të 5-it për faulle
Të këqijtë” kundër “të mirëve”. Ose, me më pak poezi, ata me shumë faulle kundër atyre me pak faulle. Thelbi nuk mungon, sepse një statistikë ndan Interin e Milanin gjatë këtij fillimsezoni: ndërhyrjet e gabuara. Fanella e “të këqijve” të Serisë A për momentin ka ngjyrën e Torinos (skuadra e Maxarrit ka koleksionuar 123 faulle), por zikaltrit i ndjekin jo nga shumë larg: kanë arritur në kuotën 112 në 8 ndeshje, fare pranë podiumit. Ndërsa kuqezinjtë, me 69 faulle në 7 ndeshje (më 31 tetor do rikuperojnë sfidën me Xhenoan të shtyrë pas shembjes së urës “Morandi”) janë të fundit në kampionat, dhe sipër kanë Romën me 87 faulle. MUSKUJ – Për skuadrën e Luçiano Spaletit është thënë shumë herë të tjera: nuk ka një “regjisor” puro, ndaj luhet duke u bazuar përgjithësisht te muskujt. Zikaltrit kanë shtuar agresivitetin dhe nëse është e nevojshme për- dorin edhe... “shkelmat”: deri tani kanë grumbulluar 11 kartonë të verdhë dhe një të kuq, atë që iu dha Spaletit për festimin kontrovers në Gjenovë ( më pas i hequr e i “shndërruar” në një gjobë prej 5.000 eurosh pas apelimit të klubit). “Mbreti” i faulleve është Danilo D’Ambrozio: mbrojtësi i djathtë ka kryer 16 ( në 7 ndeshje) dhe komandon klasifikimin e derbit. Pas tij renditen Frenk Kesi me 13 (në 7 ndeshje) e Raxha Naingolan me 11 (në 6 ndeshje). NJË “DJALL” NDRYSHE - Statistikat e kuqezinjve duken një paradoks: skuadra e Rinos, i njohur për nga karakteri jo “i butë”, është më e “sjellshmja” e Serisë A. Pra, grinta e Gatuzosfutbollist nuk është përcjellë te lojtarët. Vërtet, kartonët e kuq të marrë nga Milani në sezonin 2017-’ 18 me Gatuzon në pankinë kanë qenë 5 në 24 ndeshje ( 45 kartonët e verdhë). Ka një të dhënë që krijon idenë e ndërrimit të mentalitetit në fushë mes “Djallit” të parë të Rinos dhe atij aktual: në 7 ndeshjet e para të luajtura një sezon më parë, mes Beneventos e Kaljarit, faullet e shkaktuar nga kuqezinjtë ishin 97, plot 28 më shumë se në pjesën e parë të këtij kampionati. Me përjashtim të Higuainit (që me Kalabrian udhëheq renditjen e kartonëve të verdhë me 2 të tillë, nga të cilët një për protestë) “shtylla kurrizore” e skuadrës ka mbetur e njëjta: pak “shkelmues” dhe shumë elementë cilësorë, nga Suso te Çalhanoglu, nga Bonaventura te Kastijeho. Pra, në këtë rast, mund të pohohet që Milani ka mësuar ta njohë e ta respektojë veten. Ashtu siç vepron me kundërs htarët në fushë.