Luhet në impiantin që kushtoi 71 milionë euro

Panorama Sport (Albania) - - OMBËTARJA -

Shqipëria do të rikthehet në Izrael me kujtimet më të mira. Pas disfatës në vendin tonë 0-3, Shqipëria mori hak në “Beer Sheva” duke fituar atje 0-3. Jo vetëm kaq, por edhe një muaj më parë, kuqezinjtë triumfuan ndaj tyre me golin e Xhakës. E në këtë mënyrë, rikthimi në “Turner Stadium” premton motivim maksimal. Bëhet fjalë për një stadium me kapacitet 16 126 vende, në dispozicion të tifozërisë mike janë 1600 stola. Ky impiant i përket kategorisë së katërt sipas kritereve të UEFAs dhe është “shtëpia” e Hapoel Beer Shevas në qytetin e Beer Shevas. Është dashur rreth katër vite për ndërtimin e tij dhe në 2015-ën është inauguruar. Ai ka kushtuar përafërsisht 71 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.