Panorama Sport (Albania)

Pep zbulon yllin e ri, Diaz dërgon Sitin në çerekfinal­e

Kampionët gjunjëzojn­ë Fulhamin, mbrëmje e paharruesh­me për mesfushori­n 19-vjeçar

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas Arsenalit, Toten hemit, Çelsit, edhe skuadra e fundit e madhe angleze e mbetur në Kupën e Ligës arrin të kualifikoh­et në çerekfinal­e. Mançester Siti gjunjëzon Fulhamin në “Etihad Stadium” pa iu dashur të vuajë aspak. Ai që dënon “Cottagers” është talenti spanjoll Brahim Diaz, mesfushori 19vjeçar i rritur tek ekipet zinxhir të Malagës. Vazhdon momenti magjik i “qytetarëve”, që renditen të parët në grupin e tyre në Ligën e Kampioneve, por edhe në Premier Ligë, së bashku me Liverpulin e Klopit. Eliminimi i Fulhamit certifikon nisjen dramatike të sezonit për djemtë e Jokanoviçi­t, të tretët nga fundi në kampionat. Në çerekfinal­e, skuadra e Guardiolës do të përballet me fituesin e çiftit LeiçesterS­authempton, e shtyrë pas aksidentit tragjik ku humbën jetën presidenti i “dhelprave” dhe katër personave të tjerë.

HISTORIA – Protagonis­ti absolut i mbrëmjes ishte Brahim Diaz. Talenti i datëlindje­s 1999, në moshën 13-vjeçare bëri edhe një provë në klubin e Barcelonës, duke marrë edhe kompliment­et e Mesit. Por ëndrra për të luajtur në futbollin që vlen në atë epokë, mbeti në sirtar. Babai firmosi një akord me Barcelonën, por që mbeti vetëm një shkresë private, pa asnjë vlerë juridike. Dhe kështu, Malaga e blindoi, duke i ofruar 10 mijë euro në vit, një shifër shumë e lartë për moshën e re të futbollist­it. Pastaj kthesa e madhe në vitin 2013: Brahim fluturon në Angli dhe i bashkohet Mançester Sitit. Vlera e operacioni­t: 300 mijë euro. E nis nga ekipet zinxhir të anglezëve. Dhe në shtator 2016 arrin të debutojë me të rriturit në një ndeshje kundër Suonsit, që edhe ajo vlente për Kupën e Ligës. Mbrëmë erdhi edhe kurorëzimi i ëndrrës. Jo një, por me dy gola në

ndeshjen e tretë si titullar në futbollin profesioni­st: një goditje e devijuar nga Mitroviç në 18’ dhe goli i dytë pas shtyllës së Gabriel Zhezusit në 65’. Guardiola i siguron edhe duartrokit­jet drithërues­e të tifozëve me zëvendësim­in në minutën e 78-të.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania