Panorama Sport (Albania)

Higuain, “tigri i plagosur” i kuqezinjve

Debutime ëndrrash e një mal me gola, "Pipita"-s i vjedhin lavdinë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Gonzalo Higuain mbush 31 vjeç pas një muaji, por historia e tij futbollist­ike është shumë me e madhe sesa mosha. Shpërthimi me Riverin u pasua nga zbarkimi te Reali i Kapelos e më pas te transferim­i në Napoli. 36 golat nën Vezuv i mundësuan tre vite te Juvja ku bardhezi ishin vetëm ngjyrat e fanellës, pasi atje Gonzalo fitoi gjithçka të mundshme, përveç Ligës së Kampioneve. Nga Torino e përzunë dhe pakti me "Djallin" ka aromë hakmarrjej­e, sepse jeta e tij është karakteriz­uar nga sfida ku ai duhej të tregonte gjithmonë diçka. Ai ka një kritik për të heshtur, një hakmarrje për të konsumuar dhe ajo që flet qartë për qëllimet e tij është mënyra sesi i feston golat: me nerv, me xheste të prera dhe plot çlirim. Pikërisht mllefi që ka brenda, e shtyn gjatë ndeshjes të vërtitet nëpër fushë si një tigër në kafaz, në pritje të një mundësie për të gjetur lirinë, që vjen me tundjen e rrjetave rivale.

I MADHËRISHË­M

Higuain është pre e nxitimit për të fituar diçka më shumë. Madhështia e tij, duke parë moshën, mund të zgjasë edhe pak vite, por t'i marrim gjërat me radhë. Historia e tij, në dukje e pafundme, është si një garë që nisi në Bres të Francës ku i ati luante si mbrojtës, i njohur me nofkën "El Pipa" (Llulla), për shkak të hundës së madhe. Gonzalo, i njohur si "El Pipita" (Llulla e vogël, por edhe gur i artë), rrjedh nga një familje që në mos e pasur, kishte mirënie. Me rikthimin e familjes në Buenos Aires, djaloshin e regjistroj­në në Atletiko Palermo, "rezervat" talentesh ku tradiciona­lisht peshkon River Plejti. Në tetor të 2006-ës, për Higuain vjen momenti kulminant. Në një derbi ndaj Bokës shënon një dopietë (gol me thembër dhe një tjetër me driblim). Në tribunë ndodhet Franko Baldini, drejtor sportiv i Realit të Madridit. Nga shënimet e asaj dite, dy muaj më pas realizohet transferim­i i bomberit në Madrid, ku njëkohësis­ht mbërrijnë një yll aktual si Marselo, por edhe një mesfushor këmbartë i persekutu- ar nga dëmtimet si Gago. REALI DHE ARGJENTINA

Higuan në Madrid gjen një skuadër galaktikës­h, ku konkurrenc­a mban emrat e vrasësit Van Nisterloi, idhullit Raul dhe gjeniut dembel, Robinjo. Minutat në muajt e parë janë shumë, por golat pak, edhe sepse argjentina­si ka shumë ngut përpara porte. Për të thyer akullin i duhet ndihma e Kasanos në derbi, teksa dy sezonet e para mbyllen me një total prej dhjetë golash, por prej dy titujsh kampionë Spanje. Në sezonet pasardhëse, "El Pipita" gjen golat, por Reali i nënshtrohe­t dominimit të Barçës. 22 gola në 2009 dhe 27 një sezon më pas, por Maradona nuk e grumbullon në kombëtare ku preferohen emra si Mesi, Aguero ( dhëndri në atë kohë), Laveci e Milito. Debutimi në kombëtare vjen në një takim delikat, që vlen një biletë për botërorin afrikan. Argjentinë­s i duhet fitorja dhe Gonzalo i dhuron golin e fitores së madhe. Higuain del për t'i lënë vendin një

mbrojtësi si De Mikelis, në mënyrë që të ruhet rezultati. Një minutë nga fundi Peruja barazon, por në sekondat e fundit një gol i Palermos, i dhuron Botërorin Mesit me shokët. Lavdia e një rrjete në frymën e fundit heq vëmendjen nga Higuain, autori i golit të parë. Bomberi aktual i Milanit është një superfuqi, por ka gjithmonë dikë që i vjedh vëmendjen. "MACJA E GJAHUT" E PRESIDENTI­T PEREZ

Edhe Kristiano Ronaldo është një prej atyre që zbehën

Higuainin. Në sezonin e parë të portugezit në Madrid, Gonzalo shënon vetëm dhjetë gola kundrejt 40 të CR7, teksa edhe Benzema bën më mirë me 15 gola. Trajneri i "Los Blancos", Murinjo, e vlerëson më shumë argjentina­sin, por duke qenë se ky i fundit është blerje e paraardhës­it të Perez, presidenti madrilen nuk mund të pranojë që të ketë një status primar në ekip. Gjendja e krijuar shtyn Moun të shprehet: "Nëse dal për gjueti, më duhet qeni ( Higuain), por nëse ai nuk është mirë, atëherë detyrohem të marr macen për gjah". Fitimi i kampionati­t të 2012 ul tensionet me Perezin, i cili vendos ta shesë për të financuar blerjen e Garet Bejlit. MALLKIMI I BREZIT

Napoli ka qenë "mbretëria" e Maradonës dhe për pasojë çdo argjentina­s e quan pak atdhe. "El Pipita" kalon tre vite fantastike në qytetin italianoju­gor. Gola pa fund, por që nuk ndalin dot hegjemonin­ë e Juventusit. Pikërisht bardhezinj­të bëhen shtëpia e radhës për Higuain, i cili kërkon trofe, edhe sepse me Argjentinë­n humb gjithçka, gjithmonë. Luan mirë në 2010, por asgjë, disi më dobët në 2014, por përsëri një gafë e tij në finale i kushton Argjentinë­s një Botëror. Edhe kur nuk është

protagonis­t, si këtë vit, Kupa e Botës mbetet një mirazh për të, por edhe për shokët e tjerë me në krye një farë Leo Mesi. Serialit me "Zero tituj" i shtohen Kupa Amerika 2011 në shtëpi, por edhe dy finalet radhazi të humbura në të njëjtin kompeticio­n në vitet 2015 dhe 2016. Ngushëllim­i vjen nga kampionati që në sezonin e parë në Torino, teksa Champions-i mbetet një kafshatë e hidhur në vitet e tij juventine. I BRAKTISUR DHE I TËRBUAR

Juventusi kërkon dëshpërimi­sht një Champions dhe në verën e këtij viti afroi Ronaldon. Kurbani vetëkuptoh­et që është Higuain, i cili e pranoi edhe vetë që nga Torino e përzunë. Zakonisht futbollist­ët e mbrojnë imazhin e tyre me çdo kusht, por në këtë histori ka pak të pathëna. Milani është sfidë me shumë fytyra për "Pipitan". Nuk është mister që Gonzalo shkumon nga nervat për mënyrën sesi u trajtua, sepse nga njëra anë e larguan, por nga tjetra i thuhej vazhdimish­t që është ndër më të mirët e rolit të tij. Në Torino e kujtojnë me respekt dhe diçka është e sigurt: Nga të tilla situata, o të gjithë dalin të fituar, por Higuain ka vënë bast që do t'ia dalë mbanë. Hakmarrjet e tij janë konsumuar gjithnjë, pavarësish­t temperatur­ës.

 ??  ??
 ??  ?? Higuain me familjarët në Buenos Aires
Higuain me familjarët në Buenos Aires
 ??  ?? Higuain me mamanë dhe bashkëshor­ten
Higuain me mamanë dhe bashkëshor­ten
 ??  ?? Higuain në kohët e Realit me Ronaldon
Higuain në kohët e Realit me Ronaldon
 ??  ?? Higuain në finalen e "Brazil 2014"
Higuain në finalen e "Brazil 2014"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania