Panorama Sport (Albania)

Interi me hap të frikshëm, tani është anti-Juvja

Më pak gola të pësuar, më shumë fitore. Ikardi "mposht" Militon

- Përgatiti: LEDIO NASE

Zhoze Murinjo nuk fliste për "metoda" (apo "sjellje"): ekzekutont­e dhe pikë. Luçiano Spaleti nuk citon kurrë "zhurmën e armiqve", por mbi armiqtë (brenda dhe jashtë fushe) ka ndërtuar shumë prej rezultatev­e të tij. S'është e lehtë të gjesh analogjitë mes dy skuadrash, dy filozofish, dy botësh totalisht të kundërta: kanë kaluar nëntë vite që duken si 90, veçanërish­t për tifozërinë zikaltër. Kjo mund të jetë ndoshta nënvizimi i efikasitet­it të këtij Interi, që së paku në disa trajektore po prek kufij të denja për Murinjon. Falë Spaletit dhe statistika­ve të një skuadre që gjatë dy muajve të fundit po ecën me ritme të shpejta, duke u ndalur vetëm në Barcelonë.

PIKË - Interi i ëndrrave (ai i Mout), pas incidentit kinez në Superkupë kundër Lacios, në 13 ndeshjet e para mes kampionati­t ( 10 ndeshje) e Champions- it ( 3 ndeshje) grumbulloi 28 pikë në total. Shpërndarj­a nuk është identike: Spaleti ka mbledhur dyfishin në Europë, duke kthyer në dishezë një grup që portugezi, dominues në Itali, pa t'i ndërlikohe­j, gjithmonë me Barcelonën në mes. Interi sot nuk pranon gjysmëzgji­dhjet e as të bjerë në ujdi me kundërshta­rët: barazon më pak, por fiton më shumë (9 suksese kundër 8). Ekziston edhe faktori i rastësisë (fitoret në limite kundër Totenhemit, Sampdorias e Milanit), por kur episodet përsëriten, atëherë mund të shihet njëfarë predispozi­te. Përndryshe nuk do shpjegohej as një tjetër e dhënë interesant­e: gjashtë fitore radhazi në kampionat (seria aktuale e Spaletit) Interi i Murinjos nuk i regjistroi asnjëherë. As ajo skuadër, mes të tjerash, nuk arriti të kalonte ( po ashtu si kjo) krizën fillestare: në vend të Parmës, Mou u ndal me Barin ( pas Superkupës), ku megjithatë siguroi barazimin.

MBROJTJE MË E MIRË - Ka vend për përmirësim, megjithatë. Përndryshe i duhet dhënë të drejtë Spaletit kur thotë që "fitoret të llastojnë". Vesi i Interit, bie fjala, është një sulm më pak prodhimtar krahasuar me zikaltrit e tripletës, nëntë gola më pak krahasuar me 29 të Mout. Por "muri" i ngritur nga Shkrinjar nuk ka frikë nga krahasimet me Valter Samuelin. Sot t'i shënosh Interit është e vështirë, përveçse kur quhesh Barcelona

dhe për ty nuk është problem: në total 10 gola të pësuar, kundrejt 12 të nëntë sezoneve më parë, vetëm dy herë (përfshi sfidën në "Camp Nou") Handanoviç­it i është dashur të nxjerrë topin më shumë se një herë nga rrjeta. Akoma më mirë kur arsyeton

me mendjen e një portieri, në bazë të numrit të "cleansheet­s", ose më saktë ndeshjeve të mbyllura me portën e paprekur: slloveni po paraqitet më mirë se Hulio Sezar, "fiton" 5 me 4. Një statistikë që nuk sjell gjithmonë pikë, por normalisht u jep më shumë siguri

zikaltërve.

BOMBER - Nuk ekziston një skuadër e madhe pa një sulmues të madh. Ku do kishte arritur Murinjo pa Militon nëntë sezone më parë, është një pyetje për t'u anashkalua­r. Ku do ishte sot Spaleti pa Ikardin, pa peshën specifike

të tetë golave mes kampionati­t dhe Champions-it? As mos ua përmendni tifozëve zikaltër. Mauro po i jep sot trajnerit toskan më shumë sesa dha në fillim Diego. Po zhvendos ekuilibrat: mjafton të mendosh që nga tetë golat e kapitenit shtatë kanë qenë

vendimtarë, vetëm i fundit kundër Lacios rezultoi i pavlerë në kuadër të tri pikëve. Kur shënon Ikardi, Interi fiton: ndonjëherë futbolli është një "lëndë e thjeshtë". E kushedi… ndoshta nuk është rastësi që Zhang ka një raport të shkëlqyer me Masimo Moratin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania