Panorama Sport (Albania)

TiranaTira­na do kthesën në “shtëpin딓shtëpinë” e e Dukës,Dukës, Mema:Mema: Ja e vërtetavër­teta me Ze MarianMari­an

Shkëmbi: Nuk i i besoj besoj krizës krizës së së tyre, tyre, japim japim gjithçka gjithçka për për t'i t'i mundur mundur

- OLSI AVDIAJ

Ardian Mema i kërkon ndjesë Ze Marias nëse këtë të fundit e ka cenuar me fjalët e tij. Në konferencë­n për shtyp, trajneri i Tiranës konfirmoi se kërkon fitore me Teutën, paçka se luan në transfertë. Tekniku bardheblu analizoi gjithashtu edhe problemet që e kanë shoqëruar së fundmi klubin kryeqyteta­s, si dhe u ankua për fushën e Shijakut, ku do të luhet sot Teuta-Tirana.

Ze Maria i është përgjigjur fjalisë suaj se skuadra ka probleme fizike. A keni ndonjë koment për këtë?

E para, ku e kam thënë?

E keni thënë në konferencë­n e kaluar dhe ky është fakt që nuk mund ta mohoni...

Atëherë, nëse e kam thënë diçka të tillë, që nuk besoj ta kem thënë, sepse i mbaj mend shumë mirë gjërat që them, do t'i kërkoj ndjesë publike Ze Marias. Nëse, gjithmonë. Unë, e para, nuk kam sfidë me atë apo me dikë tjetër. Ze Marian dhe gjithë ish-trajnerët e Tiranës i respektoj, sepse kanë punuar për këtë klub. Jam pjesë e Tiranës që fëmijë dhe parimi im është që të respektoj gjithë trajnerët që kanë punuar. Pjesa tjetër më duket e tepërt të flas. M'u duk një lajm artificial. Çdo njeri do të bëjë punën sa më mirë, si Ze Maria, si Ard Mema, si dikush tjetër që ka qenë më parë këtu. Kjo është çështje e mbyllur, nuk më intereson kjo pjesë. Nëse merrem, është gabim i imi dhe nuk do e bëj kurrë.

Përgatitja fizike si ishte, që të qartësohen gjërat?

Kam folur që në fillim për aspektin psikologji­k. Në pozicionin që ishte Tirana, normalisht që do ketë probleme psikologji­ke. Në këtë aspekt kam dashur të punoj. Sa i takon anës fizike, në futboll, nëse nuk punon paketa elektronik­e, futbollist­i do të ketë probleme sado fizikisht i fortë të jetë. Fillimisht duhet të stërvitim mendjen, pastaj trupin. Nuk mendoj se ekipi ka qenë keq fizikisht, pasi ekipi është shprehur në lojë. Pati një rënie të lehtë në pjesën e dytë me Flamurtari­n, kurse me Kamzën pati ngritje. Nuk ka pasur probleme fizike te lojtarët. Dua të shoh para, jo prapa. Më erdhi keq, mendoj se ka rënë në një grackë, Ze Maria. Do i kërkoj ndjesë publike nëse dikush më tregon se unë kam folur për anën fizike publikisht e në këto kushte të kem përmendur edhe Ze Marian. Problemet në një ekip janë të gjithanshm­e, jo vetëm fizike. Nuk mbrohem. E thashë, nëse truri është i ngarkuar, ka edhe probleme fiz-

ike. Nuk kam për qëllim të prek ish-trajnerin. Ai ka thënë ato fjalë që ka thënë dhe nuk ia marr fare në konsiderat­ë, sepse unë kam sfidën me veten time. Nuk kam sfidë me Ze Marian. Është çështje e mbyllur.

E vështirë ndaj Teutës, një skuadër që nuk humbet prej disa ndeshjesh?

Me thënë të drejtën, e kemi përgatitur ndeshjen për të luajtur në Elbasan, por u kthye çdo gjë mbrapsht. Do luajmë në Shijak, kjo na prish punë. E kishim përgatitur ekipin në kushte të tjera, pra, në një fushë të mirë. Gjithsesi, fusha është e barabartë për të dyja ekipet.

Kur të njohim terrenin, kemi lënë edhe opsione të tjera si do manovrojmë në këtë ndeshje. Teuta është ekip i fortë, ekip shumë solid. Kanë lojtarë të mirë në mesfushë dhe luftojnë shumë. Do jetë përballje e fortë nesër. Kush të jetë më i zoti, të fitojë ndeshjen. Nuk di si të mendoj te pjesa e terrenit, pasi ndikon te mënyra si e kemi përgatitur ekipin gjatë gjithë javës.

Mund të futet ekipi me qëllimin për të marrë 1 pikë në një transfertë të vështirë apo do vazhdoni me konceptin fillestar, vetëm për fitore?

Tirana nuk ka kohë për të humbur. Duhet të marrë në

konsiderat­ë çdo ndeshje për ta fituar. Sa të zotë do jemi, do e tregojë fusha. Gjithsesi, në ekip duhet futur mentalitet­i fitues dhe kam punuar për këtë që ditën e parë. Kemi bërë ndryshime gjatë gjithë kohës, për sa i përket ndonjë adoptimi apo ndonjë lojtari që nuk ka luajtur e kemi futur në fushë dhe deri tani ka rezultuar pozitive. Ekipi ka pasur mundësi të shumta shënimi, por fati nganjëherë është shumë i rëndësishë­m në futboll. Kemi pasur 3-4 mundësi me Kamzën për të shënuar, por shënuam vetëm 1, patëm edhe problemin me golin që pësuam. Megjithatë, janë norÇast

male në futboll, secili bën gabime dhe ekipi ndëshkohet. Ndoshta mund të kishim edhe ne fat që të mos pësonim, por ky është futbolli.

Për sa i përket anës psikologji­ke, do të jetë ajo Tiranë e filozofisë së Memës?

Lojtarët më janë përgjigjur, sidomos te pjesa që kemi diskutuar në ekip. Përgjigjja nuk është me fjalë, por se si sillet lojtari në fushë. Secili nga lojtarët ka bërë maksimumin, sigurisht nivelet e lojtarëve janë të ndryshme. Janë munduar ta fitojnë ndeshjen dhe për të dhënë maksimumin në fushë.

Keni vënë theksin te gabimet individual­e, por vazhdoni të penalizohe­ni, si do e zgjidhni këtë çështje?

Mendoj gjithë kohën se cilët janë lojtarët e gatshëm për të menaxhuar ndeshjen. Është me rëndësi që në momentin që janë në fushë, të japin më të mirën për veten e tyre. Nuk shoh gabimet më shumë sesa shoh kush është i gatshëm për të luajtur. Mund të jetë dikush që vjen nga pankina dhe të luajë shumë mirë dhe mund ta kapë formacioni­n. Një nga gjërat që u kam thënë futbollist­ëve është se duhet ta fitojnë formacioni­n. Nuk ua jap. Unë jam për të zgjedhur kush është

më i miri dhe për ta futur në fushë.

Te ky grup lojtarësh a keni besim?

Më është bërë dhe herët e tjera kjo pyetje. Janari është larg. Puna është si do përshtatem­i gjatë kësaj periudhe. Lojtarët nuk është se kanë luajtur keq për kohën që jam këtu. Kanë treguar që kanë vlera dhe ato do vijnë për t'u rritur. Do të punoj me stafin për t'i rritur lojtarët individual­isht dhe si grup. Kemi diskutuar edhe me lojtarët, që duhet të luajmë si grup, jo si individ. Në këto momente është shumë i rëndësishë­m që grupi të mbahet afër

në ndeshjet që kanë mbetur para janarit.

Pas ndeshjes me Flamurtari­n dhe Kamzën, keni përdorur fjalë të mëdha që lojtarët ndoshta i vënë në presion apo i cenojnë?

Në momentet kur jam pyetur pas ndeshjes, kam thënë diçka që realisht i qëndroj. Problemi është se në një javë nuk u mora me askënd në ekip, për faktin se si luajti, sa raste pati. Gjatë gjithë kohës u morën me dy lojtarë. Kam thënë që unë jam trajner i Tiranës, nuk jam trajner i fëmijëve. Sa u takon gabimeve, ua thashë edhe më parë: kjo është lojë me gabime, por në

kushtet sesi i lexoj lojtarët, është çështje e mbyllur. Nuk i dënoj lojtarët nga gabimet. Ata dalin në stol kur nuk stërviten mirë, kur nuk janë në gjendje të luajnë. Këto janë ato që unë mendoj. Ka edhe gabime, por secili duhet të përmirësoh­et dhe të rritet, kjo është puna jonë. Nuk jam këtu për të ndëshkuar lojtarët kurrë, kam luajtur edhe vetë e di shumë mirë si është. Kam gabuar. Nuk është arsye të merrem me lojtarët.

Si do ta zgjidhni çështjen e golit, sepse është problem i madh?

Goli është instinkt natyral. E rëndësishm­e për mua është

që ekipi është shprehur dhe ka shkuar në sulm me pesë vetë, gjë që mua më gëzon. Kemi pasur mundësi nga më të ndryshme, manovrat na kanë dalë efikase deri tani. Ekipi ka humbur 7 raste në këto ndeshje. Po të kesh 3-4 raste, ke mundësi të fitosh. Kaq janë rastet dhe duhet ta fitojnë ndeshjen. Pastaj është çështje se duhet punuar vazhdimish­t me sulmuesit, me ata që vijnë nga linja e dytë që sulmojnë portën dhe me sulmuesit e krahëve. Duhet bërë stërvitje gjatë gjithë kohës. Gjëja e parë që shihet a shkon te porta kundërshta­re. Hapi i dytë është kjo që ju më pyesni.

 ??  ??
 ??  ?? nga ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Teutës
nga ndeshja e fundit mes Tiranës dhe Teutës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania