Panorama Sport (Albania)

Suarez, apel Barcelonës: Bli një sulmues!

Uruguaiani: Tashmë jam 31-vjeçar, por vazhdoj të jem shumë kritik ndaj vetes

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

‘ Barcelona ka nevojë për një numër 9". Nuk ka asgjë të çuditshme në këtë pohim, po të mos ishte se ai që e nënvizon është pikërisht qendërsulm­uesi aktual i katalanasv­e, Luis Suarez. I intervistu­ar nga "Radio Uruguai Sport 1980", sulmuesi 31-vjeçar ka folur pikërisht për të ardhmen e tij dhe nevojën që klubi të mendojë për atë që do të jetë bomberi i radhës, pse jo zëvendësue­si i tij ideal te kuqeblutë. E ARDHMJA

"Unë jam 31 vjeç dhe Barcelona duhet të mendojë për të ardhmen. Mendoj se është normale që drejtuesit të mendojnë të blejnë një sulmues të ri, një numër të ri 9. Në moshën time nuk mendoj atë që thonë për mua. Jam shumë vetëkritik. Kur më thanë se isha i shëndoshë dhe jashtë forme, pas daljes së parë në Superkupën e Spanjës kundër Sevijës, e dija që ishte normale dhe i pranova kritikat. Kthehesha nga Botërori dhe nuk isha stërvitur në maksimum. Bën pjesë në punën tonë, por duhet të mbetemi të përqendrua­r".

TRIPLETA ME REALIN I freskët pas fitores në ndeshjen kundër Realit të Madridit, ish-ylli i Liverpulit dhe Ajaksit shtoi: "Në ndeshjen e fundit i shënova tre gola Realit, por ndihesha mirë sepse po ndihmoja skuadrën. Isha i qetë dhe i lumtur në atë ndeshje. Nëse e di që po ndihmon skuadrën, atëherë je i qetë. Kështu që të shënosh apo jo nuk ka shumë rëndësi. Për mua, jo të paktën. Duhet të dish gjithnjë që

të bashkëjeto­sh me kritikat dhe edhe kur të bëjnë kompliment­e nuk duhet të fiksosh në kokë se je më i miri në botë. Unë mbi këtë bazë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj derisa te Barcelona të kenë nevojë për mua".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania