Disfata me korçarët, Partizani humbi 50 mijë €
Gaz Demi u kishte premtuar superpremio për 5 fitore radhazi, ekipi humbi shansin
Humbja e fundit me Skënderbeun i ka kushtuar Partizanit në disa aspekte. Përveç dorëzimit të vendit të parë dhe pezullimit të Ardit Hilës nga kartonët e verdhë, me këtë disfatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega humbën edhe mundësinë e përfitimit të premios së majme të vënë nga presidenti Gaz Demi pas fitores 1-0 me Kukësin...
Humbja e fundit me Skënderbeut i ka kushtuar Partizanit në disa aspekte. Përveç dorëzimit të vendit të parë dhe pezullimit të Ardit Hilës nga kartonët e verdhë, me këtë disfatë të besuarit e trajnerit Skënder Gega humbën edhe mundësinë e përfitimit të premios së majme të vënë nga presidenti Gaz Demi pas fitores 1-0 me Kukësin në javën e tetë. 50 mijë euro është shuma që u ka ikur të kuqve nga duart pas humbjes me Skënderbeun. Pas suksesit me Kukësin, një rival direkt për titull, në "Elbasan Arena" klubi shtroi një darkë për ekipin dhe stafin, ku merrnin pjesë edhe drejtuesit e lartë të skuadrës, por edhe donatorë të ndryshëm. Presidenti i premtoi ekipit se nëse do merrnin 15 pikë në 5 javët në vijim, ata do të shpërbleheshin me 50 mijë euro. Kalendari i favorizonte "demat" për ta bërë të tyren këtë premio, pasi katër nga pesë takimet i kishin në shtëpi dhe luanin në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit, që më shumë ngjan si ndeshje brenda. E nisën mbarë me Luftëtarin, ku fituan 2-1, por në provën e dytë në shtëpi dështuan, pasi u mundën 2-0 nga Skënderbeu dhe automatikisht bie edhe mundësia e përfitimit të premios 50 mijë euro. Në të tilla raste thuhet: "Provo përsëri", por në rast se presidenti do të vendosë shuma të tilla si ajo që u shpërdorua në ndeshjen me Skënderbeun. Gjithsesi, fitorja është synuar çdo javë nga të besuarit e trajnerit Gega për të përmbushur objektivat sezonalë dhe jo për të pasur mendjen te përfitimi i premiove.