Panorama Sport (Albania)

Borxhet, Dosti çon Elbasanin në gjyq

Për dy vite si drejtues i skuadrës s’ka përfituar asgjë

- BESAR BOZGO

Nuk kanë fund problemet për El basanin. Në një kohë që klubi po kalon periudhën e vet më të vështirë ku ka krizë të vazhdueshm­e financiare, ndërsa renditet në vendin e fundit në Grupin B të Kategorisë së Parë, shtohen çështjet gjyqësore për klubin. Ndryshe nga më parë ku jemi mësuar që lojtarët e huaj hedhin në gjyq klubet shqiptare për mosshlyerj­e pagesash, këtë herë bëhet fjalë për një vendës. Është ish-trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, i cili e ka paditur klubin verdheblu në gjykatë. Ai kërkon rrogat e padhëna për periudhën kur ka qenë në krye të skuadrës. PADIA

Burime të konfirmuar­a pranë vetë Dostit kanë bërë të ditur se ish- trajneri i Elbasanit për dy vite ( 20142016) ka bërë padinë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit, ku kërkon shlyerjen e pagave të padhëna. Gjatë kësaj periudhe, mësohet se tekniku nuk ka përfituar asnjë rrogë, ndërsa klubi po kalonte momentet e veta më të vështira, pasi shitja e aksioneve të kompanisë angleze “Mançester Group” dështoi. Edhe pse kanë kaluar disa vite, duket se Dosti nuk e ka harruar atë histori dhe tashmë kërkon që të përfitojë pagat e padhëna. Çështja është regjistrua­r tashmë në Gjykatën e Elbasanit dhe pritet që të nisin procedurat normale. Bëhet fjalë për më shumë se 20 milionë lekë të vjetër, pasi Dosti nuk ka marrë asnjë rrogë gjatë rreth dy viteve që ka drejtuar ekipin në Kategorinë e Parë. Në këtë mënyrë, Elbasanit i shtohet edhe një tjetër gjyq që duhet ta përballojë.

KLUBI

Elbasani po kalon një prej periudhave të veta më të vështira në histori. Klubi verdheblu është në krizë dhe pas prishjes së marrëveshj­es me kompaninë angleze, ekipi ka mbetur në mëshirë të fatit. Bashkia e Elbasanit dhe presidenti Arben Laze po i qëndrojnë afër skuadrës, por duhet thënë se problemet financiare janë evidente. Kjo reflektohe­t më pas edhe në fushë, ku ekipi, pas shtatë javëve të para, ka marrë vetëm një pikë dhe renditet në vendin e fundit në klasifikim. Verdheblut­ë rrezikojnë seriozisht rënien në Kategorinë e Dytë dhe duket se do t’i duhet një luftë e fortë deri në fund për të shpëtuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania