Panorama Sport (Albania)

10 mln lekë premio, Cungu: S’u druhem kurtheve të Dajës

“Asnjë ekip s’na mposht me lojë, Laçi na sakatoi”

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi karikohet para Flamurtari­t. Ka menduar presidenti që të shtojë entuziazmi­n në ekip, duke shpërndarë 10 milionë lekë (të vjetër) premio për fitoren e arritur kundër Laçit në “Elbasan Arena”. Ishte menduar që në fakt të jepej rroga e fundit, por Safet Gjici ka ndryshuar “kurs”. Ai ka dhënë shpërblimi­n fillimisht dhe u ka premtuar se paga e fundit do të jepet pasi të sigurojnë trepikëshi­n në ndeshjen që do të luajnë sot në orën 14:00 në Kamzë. Kujtojmë që presidenti mbas dy humbjeve me rivalët pezulloi rrogat, por mbas fitores me Kastriotin me urdhër të tij u nda paga e parafundit. Sakaq, trajneri Armando Cungu beson te vazhdimësi­a dhe, përtej vlerësimit që ka për mikun e tij Ilir Daja, hapur e thotë që nuk u druhet strategjiv­e të tij. Gjatë konferencë­s së dhënë dje para mediave, shkodrani ka folur për dëmtimet, por edhe çështjen “Çyrbja”.

Përballeni me Flamurtari­n që ju mundi në Vlorë, paçka se ekipi juaj krijoi volum loje dhe raste. Çfarë prisni ndryshe nga kjo ndeshje, a do i korrigjoni gabimet e fazës së parë?

Ndeshjen e parë, edhe pse dominuam me lojë dhe me raste, një pakujdesi në një goditje standarde na kushtoi humbjen. Gjithsesi, jemi në një situatë tjetër, në një ritëm tjetër. Kam bindjen për t’u futur në fushë për fitore, si gjithmonë. Por, shpresoj që edhe fati të na buzëqeshë pak. Futbolli dihet që ka nevojë edhe për pak fat. Uroj të jetë në krahun tonë këtë herë.

Mendoni se ju favorizon fakti që do luani në Kamzë, qytet ku banojnë shumë kuksianë?

Shpresoj të kemi përkrahje këtë herë, pasi nuk kemi pasur deri tani. Ekipi ka nevojë, ndaj shpresoj të jenë sa më të shumtë ata që do të na mbështesin. Gjithashtu, të jetë një impuls edhe për ekipin që të bëjë diçka më tepër në aspektin e ritmit të lojës.

Arbër Çyrbja është dënuar, duke u kaluar te Kukësi B. Çfarë po ndodh me të?

Nuk ka asgjë serioze dhe asgjë për t’u shqetësuar. Thjesht një dënim i vogël, si rezultat i kësaj, klubi ka vendosur ta kalojë për një periudhë tek ekipi B. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar as për ta diskutuar më tepër këtë problem.

A prisni më shumë nga Çyrbja?

Pres, të them të drejtën. Pres kontribut të tij, natyrshëm. Të paktën të japë atë që ka dhënë te Teuta. Edhe vetë lojtari nuk është i kënaqur me rendimenti­n e tij. Si klub kemi bindjen e plotë se mund të jetë një ngërç momental i Çyrbjes, por i ka të gjitha mundësitë për t’u rikthyer ai që njohim të gjithë.

Si është situata me dëmtimet para ndeshjes me Flamurtari­n?

Kjo javë ka qenë e trazuar, kemi pasur probleme jo pak. Plot pesë lojtarë kanë pasur dëmtime. Kemi pasur pak ditë në dispozicio­n që të rikuperohe­n. Do presim deri nesër për të parë se sa do të jenë të gatshëm.

Shumë dëmtime, por vetëm 2 kartonë të verdhë për Laçin. Si e gjykoni?

Kjo është një pyetje që duhet t’jua bëni arbitrave të ndeshjes. Loja në momente të caktuara ishte e ashpër dhe si rezultat i kësaj është kjo problemati­kë e kësaj jave sa u takon dëmtimeve.

Disa lojtarë të rëndësishë­m si Shameti, Dzaria, Maliqi kanë ndierë dhimbje, ju penalizojn­ë këto dëmtime?

Normal që na dëmtonjnë, pasi janë lojtarë të rëndësishë­m. Na mungojnë edhe Musolli me Rrumbullak­un, gati një ekip me dëmtime. Gjithsesi, stërvitet një ekip me 25 lojtarë dhe e kam theksuar edhe herë tjetër që mundësia po u jepet të gjithë lojtarëve.

Është koha për revansh ndaj Flamurtari­t, apo do ju kënaqte edhe një barazim?

E kam theksuar se nuk futem në asnjë ndeshje për barazim. Këtë gjë jam munduar t’ua injektoj edhe futbollist­ëve. Fusha mund të prod- hojë rezultate të ndryshme, por primare është të synohet fitorja.

Fitorja e Skënderbeu­t me Partizanin mendoni se ka hapur kampionati­n?

Normal, një kampionat ka problemati­kat e veta, edhe pse një ekip mund të ketë një ritëm të mirë. Na ndodhi edhe neve, morëm katër fitore dhe dolëm në krye. Dy rezultate jo pozitive me rivalët bënë që të humbnim terren. Gabuan edhe kundërshta­rët dhe është herët për të folur nëse është i hapur apo i mbyllur kampionati. Jam i mendimit se do të jetë i hapur deri në fund.

Në 10 javë janë shkarkuar 5 trajnerë, nga një në dy javë. Si ju duket kjo gjë?

Është bërë “modë” zëvendësim­i i trajnerëve në Shqipëri. Gjithsesi, nuk më takon të flas për këtë aspekt, pasi janë presidentë­t e klubeve ata që marrin vendime për të ardhmen e çdo trajneri.

Dy humbje me rivalët, por rikuperuat ndaj Kastriotit dhe Laçit. Çfarë pret më shumë Cungu nga ky Kukës?

Presim përmirësim dhe jemi përmirësua­r dukshëm nga momenti që kam ardhur. Kemi pasur problemati­ka jo të vogla. Shohim një Kukës që luan futboll, që di të marrë rezultate. Nuk kam parë një ekip që me futboll ta mundë Kukësin dhe kjo është një anë pozitive. Natyrshëm, ka vend për përmirësim. Kemi lënë për të dëshiruar në finalizim. Dëmtimet penalizojn­ë ekipin dhe krijojnë jostabilit­etin e duhur. Gjithsesi, do vazhdojmë përpara.

Shënon Rexhinaldo dhe mbrojtja. Kur do realizojë pjesa tjetër e skuadrës?

E drejtë, është një pyetje që më bëhet çdo javë. Me dëshirën e mirë që të thyhet akulli, shpresoj të futen në lojë edhe të tjerët. Shpresoj që edhe mesfushorë­t të shënojnë.

Përballë keni mikun tuaj Daja, por edhe një Flamurtar që ka bërë investime. I druheni ndonjë strategjie të kolegut tuaj?

Unë kam mik çdo trajner dhe kam raporte të mira. Është trajner që ka eksperienc­ë dhe duhet respektuar, sikurse edhe Flamurtari prej vitesh investon shumë, por nuk i kthehet mbrapsht investimi. Kam frikë se edhe ky vit do të jetë i njëjtë për ta. Gjithsesi, nuk i druhem as unë, as ekipi, asnjë strategjie të kundërshta­rit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania