Panorama Sport (Albania)

Daja: Kukësi më lart, por fiton Flamurtari

-

Ilir Daja do fitoren, edhe pse e pranon që Kukë si është më lart se ta. Gjatë konferencë­s së djeshme për mediat, përtej ulje-ngritjeve që ka pasur Flamurtari­t i tij deri në këtë fazë të kampionati­t, ai konfirmon se objektivi është zyrtarisht zona “Euro”. Dënimi i Idriz Bathës e ka shqetësuar jo pak, pasi në vetëm një seancë iu desh që të ndryshonte plotësisht taktikën e ekipit. Trajneri nuk e kursen FSHF-në dhe shfaq habinë për vendimin e marrë duke iu referuar pamjeve filmike, ndërkohë i njëjti standard nuk përdoret për ta. Tekniku kujtoi rastin “Veliu” që mori karton të verdhë plotësisht të paqenë kundër Teutës. Numri një i pankinës vlonjate theksoi se fakti që do të luhet në Kamzë nuk favorizon asnjë nga skuadrat.. Kukësi është kundërshta­ri i radhës, si e parashikon­i këtë duel?

Kukësi ka bërë më mirë se ne deri në këto momente. Ka një pozicionim më të lartë, pasi është në vendin e tretë në tabelën e klasifikim­it. Por ne kemi edhe një “bonus”, sepse në ndeshjen direkte të zhvilluar në fazën e parë kemi marrë fitoren ndaj Kukësit.

Po nesër (sot) vetëm për fitore do të luani...?

Kjo ndeshje i ka të tria rezultatet brenda. Nëse duam të shkojmë përpara në tabelën e klasifikim­it, pres që skuadra të bëjë të njëjtën lojë si në pjesën e parë ndaj Teutës. Por këtë herë pres që ta shtyjmë në një minutazh akoma më të madh.

Do luhet në Kamzë, mendoni se mund t’ju favorizojë fusha asnjanëse?

Jo, jo. Nuk mendoj kështu. Luajmë në një fushë asnjanëse, ku asnjë nuk është i favorizuar. Përshtatja si për ne, ashtu edhe për Kukësin, është në të njëjtin nivel.

Sa mungesa të sigurta keni përpara kësaj ndeshjeje?

Nuk e di se çfarë ndodh deri nesër, ndaj fjalën “të sigurta” nuk mund ta përdor. Dje (pardje) në orën 19:00, në darkë ka dalë vendimi i Komisionit të Disiplinës. Ne kemi punuar gjithë javën me Bathën në formacion, kështu që nesër (sot) mund të marrim ndonjë lajm tjetër. Ndaj, më mirë presim orarin e ndeshjes për të parë se kush është në dispozicio­nin tonë për të përdorur fjalën “të sigurta”.

Veç Bathës, ndonjë tjetër në dyshim?

Mungesa kemi më pak se në të shkuarën, edhe pse e ndiejmë shumë mungesën e Bathës. Jo vetëm për cilësitë që ka, pasi kemi gjithë javën që jemi përgatitur me Bathën në një pozicion të ndryshuar, që do të thotë që në manovrën tonë ndikon kjo gjë.

Si e komentoni dënimin e Bathës nga Disiplina?

Më bën habi fakti se në këto 50 ndeshje të zhvilluara gjatë këtij sezoni në futbollin shqiptar ishte ky rasti për t’u marrë për shembull. Nuk besoj se është ky rast i izoluar dhe ka pasur edhe shumë për t’u marrë për shembull. Me aq sa njoh unë rregullore­n dhe me aq sa kam në futboll, e di që pamje filmike merren në konsiderat­ë në ato momentet kur një arbitër nuk ka pasur fushëpamje për situatën që krijohet. Por në rastin konkret, nëse i referohemi episodit kur lojtari ynë ka mbajtur topin mes këmbëve është akorduar faull, sepse u provokua një lojë e rrezikshme edhe për vete Bathën. Pse mendoni se në këtë rast nuk u zbatua rregullorj­a? Nuk mund të ndërhyhet me pamjet filmike, pasi aty kanë qenë të gjithë gjyqtarët prezentë: anësori, kryesori dhe arbitri i katërt. Nuk mund të dalësh me një vendim mbi vendimin e arbitrave. Edhe unë kam pretendime­t e mia për tre nga kartonët e verdhë që janë dhënë në mënyrë të padrejtë, ndaj me pamje filmime le të na hiqen. Si në rastin e Veliut, i cili u ndëshkua kot. Atëherë e t’i zerojnë kartonët duke iu referuar pamjeve filmime.

Lutaj ka deklaruar se e shikon Flamurtari­n në tri vendet e para, si mendoni ju?

Më vjen mirë që një koleg dhe ish-bashkëlojt­ar më kompliment­on. Dhe për të qenë në të njëjtën linjë me Lutajn, ne si objektiv kemi kalimin në eliminator­et e Ligës së Europës, pavarësish­t se presidenti thotë që të kënaq dhe të respektoj tifozët vlonjatë. Që do të thotë vendi i tretë ose i katërt është i njëjtë me atë që ka prezantuar edhe Lutaj.

Si e shikoni prezencën e tifozëve në këtë ndeshje?

Unë do të thosha se një ndeshje me tifozë është më e mirë sesa një ndeshje pa tifozë. Kjo, edhe nëse tifozët do të jenë mbështetës të ekipit të Kukësit. Prania e tyre krijon një atmosferë dhe një tjetër motivim te lojtarët. Kështu që do mendoj anën pozitive të kësaj gjëje dhe jo atë të që do të mbështesin ekipin e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania