Panorama Sport (Albania)

Kastrioti ‘humb’ Mziun, Gallego kërkon largimin

-

Kastrioti humb një titullar të rëndësishë­m në prag të Skënderbeu­t. Burime pranë skuadrës bëjnë me dije se mesfushori Sokol Mziu ka pësuar një dëmtim në stërvitje, që mund ta ndëshkojë gjatë. Sipas mjekëve, bëhet fjalë për një shqetësim muskulor të një shkalle të rëndë, çka mund ta rrezikojë mesfushori­n që të qëndrojë disa javë jashtë fushave të blerta. Gjithsesi, vetëm pas rezonancës do të konfirmohe­t gjithçka rreth tij. Ky dëmtim vjen pikërisht në një moment delikat për krutanët, të cilët po vuajnë edhe mungesën e rezultatev­e. Mirëpo, Stavri Nica nuk është shqetësuar, pasi ka në dispozicio­n mjaft lojtarë kualitativ­ë. Trajneri ka marrë menjëherë masat për të gjetur zëvendësue­sin e tij në formacion dhe me shumë gjasë vendin e tij do ta marrë Ersil Ymeraj, i cili dje u provua edhe në 11-she. GALLEGO - Në seancën e së mërkurës, kur skuadra zhvilloi një ndeshje kontrolli, Pablo Gallego nuk u përfshi në asnjërën prej dy skuadrave në fushën e blertë, duke mbetur jashtë me 2-3 lojtarë të tjerë. Kjo duket se ka qenë pikënisja e dëshirës së tij për t’u larguar. Me lënien jashtë 22-shes, spanjolli është irrituar jashtë mase dhe në fund të seancës stërvitore kërkoi që të fliste me drejtuesit për këtë çështje. Dhe në sfond u dëgjua të thoshte: “Do t’i kërkoj presidenti­t të largohem nëse nuk më kanë në plane”. Mbetet të shihet nëse presidenti do të pranojë kërkesën e mesfushori­t për ta lënë të lirë. Por, ajo që u vu re dje ishte mungesa e spanjollit në stërvitje, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për largimin e tij. Ende nuk dihet nëse e ka mbyllur me Kastriotin apo dje thjesht ka munguar për arsye personale. Gallego ishte njëri nga lojtarët që u afrua me bujë te krutanët, mjafton të shihje CV-n e tij dhe menjëherë të krijohej përshtypja se spanjolli ishte ai që mund të bënte diferencën në ekip. Duke qenë se kishte luajtur më parë me disa skuadra me emër në Ligën e Dytë Spanjolle, por te Larisa në Superligën Greke pritshmëri­të ndaj tij ishin të mëdha. Pak ditë më parë, mesfushori pati dhënë një intervistë për mediat spanjolle, ku tregonte se ndihej mirë më Krujë dhe në Shqipëri, pavarësish­t se e kishte të vështirë të përshtatej me futbollin që luhej këtu. Sipas tij, këtu luhet më shumë lojë fizike, sesa taktike. Dhe kjo duket se e ka lënë jashtë planeve të krutanëve. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania